Lajmet e fundit
, 24.05.2006
Kryeparlamentari Berisha priti një delegacion nga Parlamenti i Estonisë
Kosova e pavarur të jetë shtet i qytetarëve të lirë e të barabartë. Komuniteti serb do të jetojë më mirë se në Serbi. Gatishmëri e Estonisë për bashkëpunim me Kosovën, veçanërisht në aspektin e përgatitjeve për integrime drejt BE-së. Kyeparlamentari Berisha ftohet për vizitë në Parlamentin Estonez.
Berisha e priti edhe ambasadorin e Republikës Çeke në Beograd, Ivan Jestrab
Kosova ka ofertë konstruktive për decentralizim dhe negociata. Keqardhje për vazhdimin e bojkotit të mbledhjeve të Kuvendit nga deputetët serbë. Kompanitë e Çekisë të interesuara për investime në Kosovë. Republika e Çekisë do ta e hapë zyrën e saj në Prishtinë. Në Kosovën e pavarur, tha ai, do të vazhdojë të ketë një prani ushtarake...
Berisha priti drejtorin e Qendrës Evropiane për të Drejtat Minoritare, Mark Weller
Është përgatitur një draft-ligji, i cili do të miratohet si Ligj Kushtetues për mbrojtjen e të drejtave të minoriteteve. Për shqyrtimin e dokumentit do të organizohet një takim në Selanik të Greqisë. Sponsorizues i draft-ligjit është Qeveria e Kosovës, kurse ECMI-a për projektin është konsultuar edhe me partitë kryesore politike të Kosovës.
Kryeparlamentari Berisha vë buqetë lulesh mbi varrin e Presidentit Rugova
Dëgjim publik në Komisionin Parlamentar për Shëndetësi
Projektligji për ndërprerjen e shtatzënësisë synon të mbrojë shëndetin e nënës dhe fëmijës