Lajmet e fundit
, 22.06.2006
Nga mbledhja e rregullt e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale të Kuvendit të Kosovës
Sipas një statistike joformale gjatë një viti në Kosovë paraqiten 3.000 deri 3.500 të sëmurë që vuajnë nga sëmundjet e rënda
Kryeparlamentari Berisha priti shefin e Zyrës së Hungarisë në Prishtinë, Zoltan Imecs
Hungaria i ndjek me vëmendje zhvillimet në Kosovë, qëndrimet e Grupit të Kontaktit dhe kursin e zotit Ahtisari për zgjidhjen e statusit të Kosovës. Interes për investimet hungareze në ekonominë e Kosovës, sidomos në elektroenergjetikë dhe telekomunikacion. Kosova e pavarur do të ketë bashkëpunim me të gjitha vendet e rajonit.
Kryeparlamentari Berisha, ka pritur edhe shefin e Zyrës së Sllovakisë në Prishtinë, Roman Hloben
Së shpejti do të hapet zyra e Sllovakisë në Prishtinë. Do të fuqizohet edhe më mbështetja e Sllovakisë për zhvillimin e sistemit financiar dhe bankar të Kosovës. Kosova ka resurse të mrekullueshme natyrore dhe njerëzore dhe bashkëpunimi do të ishte me interes reciprok.
Komunikatë e përbashkët nga takimi ndërparlamentar
Në mbyllje të takimit të katërt ndërmjet Parlamentit Evropian dhe delegacionit të Kuvendit të Kosovës, mbajtur në Prishtinë, më 21 qershor 2006, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha, dhe kryesuesja e delegacionit nga Parlamenti Evropian, Doris Pak, dhanë këtë komunikatë të përbashkët: