Lajmet e fundit
, 21.09.2006
Nga punimet e Seancës Plenare të Kuvendit të Kosovës
Kryeministri Çeku paraqiti interpelancë para deputetëve. Kuvendi miratoi Rekomandimin e Komisionit legjislativ për miratimin e listës së kandidatëve për gjyqtarë dhe prokurorë. Rivotohet dhe miratohet Rekomandimi i Panelit të veçantë lidhur me mocionin në Ligjin për përdorimin e gjuhëve. Seanca plenare miratoi edhe një deklaratë me të cilën...
Deklaratë e Kuvendi i Kosovëspër shpërthimet në Kosovë
Kuvendi i Kosovës dënon me forcë shpërthimet e ditëve të fundit në Gjilan, në Ferizaj e në Klinë, duke i konsideruar akte dhune e terrori që rrezikojnë jetën e njerëzve dhe krijojnë pasiguri në vend, si dhe prishin pamjen e Kosovës para botës dhe dëmtojnë rëndë politikisht procesin e pavarësimit të Kosovës.
Pritje me rastin e 21 shtatorit- Ditës Ndërkombëtare të paqes
Kosova, me tërë qenien e vet, me fjalë dhe me veprime, përkrah paqen. Këtë tashmë ua kemi bërë të qartë të gjithëve. Kosova dëshiron paqe, madje jo vetëm për vete, por edhe për të tjerët, theksoi kryeparlamentari Berisha. Në hollin e Kuvendit u hap një ekspozitë nga OJQ” Gratë për gratë”