Lajmet e fundit
, 09.10.2006
Nga punimet e Seancës Plenare të Kuvendit të Kosovës
Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar Projektligjin për trashëgiminë kulturore dhe kanë shqyrtuar për herë të parë pesë projektligje të tjera. Ministrat e Qeverisë iu përgjigjen pyetjeve të deputetëve.
Kryeparlamentari Berisha priti drejtorin e NDI-së në Bruksel, Leo H. A. Spaans
Thellohet edhe më bashkëpunimi i frytshëm i Kuvendit me NDI-në. NDI-ja të mbështes bashkëpunimin me parlamentet e rajonit, me Këshillin e Evropës dhe me parlamentet e vendeve anëtare të tij. Synohet arritja e përvojave parlamentare të vendeve demokratike.