Lajmet e fundit
2006
- , 30.11.2006
Kryeparlamentari Berisha priti udhëheqjen e Këshillit Nacional të Personave me Aftësi të Kufizuara
Ofrohet përkrahje institucionale për përmirësimin e pozitës së kategorisë të personave me aftësi të kufizuara
- , 30.11.2006
Nga punimet e seancës plenare
Deputetët e shqyrtuan dhe e miratuan Projektligjin për Buxhetin e Kosovës për vitin 2007. Të hyrat buxhetore për vitin e ardhshëm parashihen të jenë 682,2 milionë euro. Ministrat u janë përgjigjur pyetjeve parlamentare për Qeverinë e Kosovës.
- , 29.11.2006
Dëgjim publik organizuar nga Komisioni Parlamentar për Arsim..., lidhur me zbatimin e Ligjit të Arsimit fillor dhe të mesëm
Ka ardhur koha për fillimin e amendamentimit të ligjit të Arsimit fillor dhe të mesëm, që ai të jetë sa më funksional e më praktik Drejtoritë komunale të arsimit janë zhveshur shumë nga kompetencat
- , 29.11.2006
Nga mbledhja e Komisionit të Bujqësisë, Pylltarisë, Zhvillimit Rural, Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Kuvendit të Kosovës
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe e Zhvillimit Rural ka kërkuar që kësaj Ministrie t’i ndahen 11.500.000 euro, por i janë ndarë gjithsej 6.432.534 euro Ministria e Mjedisit dhe e Planifikimit Hapësinor ka kërkuar që kësaj Ministrie t’i ndahen mbi 24.000.000 euro, ndërkaq i janë lejuar vetëm 9.636.515 euro
- , 29.11.2006
Kryeparlamentari Berisha priti zëvendësministren e Jashtme të Shqipërisë, Edit Harxhi
Bashkëpunim edhe më intensiv në interes të dy vendeve. Kosova e Shqipëria i kontribuojnë proceseve stabilizuese në rajon. Institucionet e shtetit shqiptar mbështesin Kosovën në këto momente vendimtare për të ardhmen e vendit.
- , 29.11.2006
Mbledhja e Komisionit Parlamentar për Buxhet dhe Financa
- , 27.11.2006
Telegram urimi kryetares së Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli
- , 27.11.2006
Urimi i kryeparlamentarit Berisha me rastin e Ditës së Flamurit
- , 27.11.2006
Kryeparlamentari Berisha priti konsullin spanjoll në Beograd, z. Miguel Angel Vecino
Shënohen avancime në integrimin e minoriteteve në të gjitha segmentet institucionale dhe të jetës në Kosovë. Rezultatet që arrihen në Kosovë fatkeqësisht nuk janë të njohura sa duhet nga ana e bashkësisë ndërkombëtare. Mbështetur në rezultatet që po arrihen , Kosova pret nga Spanja të jetë më aktive në angazhimet rreth çështjes së ...
- , 24.11.2006
Nga mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës
Në Seancën plenare të 30 nëntorit do të shqyrtohet Projektligji për Buxhetin e Kosovës për vitin 2007 Kryesia ka shqyrtuar raportin për shpenzimet buxhetore për 9-të mujorin e viti 2006 dhe ka miratuar Rregullores për përdorimin e automjeteve zyrtare të Kuvendit të Kosovës
- , 24.11.2006
Informatë rreth vizitës së Komisionit Parlamentar për Shërbime Publike, Administratë Lokale dhe Media në Gjilan
Komunarët e Gjilanit nuk iu përmbajtën marrëveshjes për takim me deputetët
- , 23.11.2006
Mbledhja e Komisionit Parlamentar për Buxhet dhe Financa
Do të vazhdojë amendamentimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit 2003/17 për prokurimin publik Procedohet Projektligji për raportimin financiar të ndërmarrjeve Ndërmarrjet me qarkullim të vogël të mos rëndohen me auditim
- , 23.11.2006
Kryeparlamentari Berisha priti kryetaren e Federatës Botërore të Shoqatave të të Zhdukurve, znj. Jone Durgom-Powers
Të bëhet më shumë presion ndaj Serbisë që të ndriçohet e vërteta për të pagjeturit. Federata Botërore e Shoqatave të të Zhdukurve do të ndihmojë ndriçimin e fatit të të pagjeturve, nëpërmjet ekspertizave nga profesionistë të mjekësisë ligjore. 27 prilli të shpallet Ditë e personave të pagjetur.
- , 23.11.2006
Kryeparlamentari Berisha priti shefin e ri të Zyrës Sllovene në Prishtinë, Vojko Volk
Sllovenia është e interesuar të bashkëpunojë me Kosovën, sidomos në planin ekonomik. Premtohen projekte për modernizimin e administratës publike në Kosovë.
- , 21.11.2006
Përshëndetet Deklarata e Kuvendit të Shqipërisë
Ritheksohet vullneti i Kuvendit të Shqipërisë për përcaktimin e statusit final të Kosovës – shtet të pavarur e demokratik. Deklaratë e duhur në kohën e duhur dhe e artikuluar në mënyrë të qartë.
- , 21.11.2006
Mbledhja e Komisionit Parlamentar për Buxhet dhe Financa
Të hyrat në shkallë vendi shënojnë rritje prej 11, 9 për qind. Përkrahet Projektligji për sigurinë në komunikacionin rrugor në procedim të mëtejmë në Kuvend.
- , 20.11.2006
Nga punimet e ditës së fundit të seancës plenare
Deputetët kanë shqyrtuar raportin e Komisionit për Shëndetësi lidhur me monitorimin e zbatimit e Ligjit për shëndetësinë dhe e kanë miratuar atë bashkë me rekomandimet për përmirësimin e gjendjes.
- , 20.11.2006
Deputetët e Kuvendit të Kosovës pajisen me llaptop
- , 17.11.2006
Nga punimet e ditës së dytë të seancës plenare
Miratohet Raporti për punën e Autoritetit Rregullator të Telekomunikacionit për vitin 2005. Nuk kalon propozimi i Grupit Parlamentar të PDK-së për shkarkimin e Bordit të ART-së.
- , 17.11.2006
Udhëheqja e Kuvendit priti një delegacion të Bubdestagut gjerman
Parlamentarët gjermanë shprehen për perspektivën evropiane të Kosovës. Nuk bën të ketë prolongime të tjera të statusit. Kufijtë e Kosovës janë të pandryshuar. Edhe pjesëtarët e minoritetit serb duhet të integrohen në shoqërinë e Kosovës.
- , 16.11.2006
Nga punimet e seancës plenare
U miratuan katër projektligje. Kryeministri Çeku dhe ministrat iu përgjigjën pyetjeve të deputetëve.
- , 16.11.2006
Projekti për Mbështetje të Kuvendin e Kosovës synon reformimin e administratës së Kuvendit në drejtim të funksionalitetit dhe të efikasitetit
Drejtori i ri i projektit, Hugues de Courtivron, i cili ka përvojë në çështjet ballkanike, ka planifikuar stërvitje dhe aftësim profesional për stafin civil të Kuvendit
- , 15.11.2006
Kryeparlamentari Berisha priti shefin e UNMIK-ut, Joakim Ryker
Të thellohet edhe më bashkëpunimi ndërmjet UNMIK—ut dhe Kuvendit në fushën e legjislacionit. Përshpejtohet procedura e nënshkrimit të disa ligjeve që tashmë presin në sirtarët e UNMIK-ut.
- , 15.11.2006
Përfundoj seminari për mbikëqyrjen parlamentare të Qeverisë
Dita e dytë e seminarit iu kushtua evidencimit të dokumentacionit në Zyrën për parashtresa dhe komunikimi me mekanizma të Kuvendit dhe të Qeverisë
- , 14.11.2006
Nga punimet e Seminarit për deputetët dhe stafin e Kuvendit lidhur me mbikëqyrjen parlamentare të procedurave qeveritare, tash dhe pas statusit
Ligjëruan përfaqësues të katër parlamenteve evropiane, të cilat e mbështesin Kuvendin e Kosovës, kurse për praktikat parlamentare në legjislativin e vendit raportuan disa deputetë të Kosovës
- , 14.11.2006
FJALA PËRSHËNDETËSE E KRYETARIT TË KUVENDIT TË KOSOVËS, Z. KOLË BERISHA, NË SEMINARIN LIDHUR ME KONTROLLIN PARLAMENTAR TË QEVERISË
- , 13.11.2006
Pritje për pjesëmarrësit e Seminarit në temën Mbikëqyrja Parlamentare e Qeverisë
Në Kuvendin e Kosovës po shënohen progrese të mëdha Mirënjohje për ndihmat e bashkësisë ndërkombëtare në ofrimin dhe këmbimin e përvojave parlamentare Bashkëpunimi ka përshpejtuar instalimin e praktikave dhe të procedurave demokratike
- , 13.11.2006
Komisioni Hetimor Parlamentar mbajti mbledhjen e tij themeluese
U miratua në parim Rregullorja e punës dhe plani i veprimit të komisionit. U krijua edhe Nënkomisioni koordinues organizativ. Vendimet u morën me konsensus. Komisioni u zotua se do të punojë në mënyrë të paanshme dhe do të sigurojë transparencë.
- , 13.11.2006
Seminar dyditor i deputetëve dhe i stafit të Kuvendit në temën
Seminari është organizuar nga Projekti për mbështetjen e Kuvendit të Kosovës dhe është përkrahur nga OSBE-ja dhe NDI-a
- , 10.11.2006
Kryeparlamentari Berisha priti një delegacion të KFOR-it Amerikan
Çmohet lart shkalla e bashkëpunimit të institucioneve dhe qytetarëve të Kosovës me strukturën ushtarake te KFOR-it në Kosovë. Prania ushtarake e KFOR-it edhe pas zgjidhjes se statusit është në interes të paqes në Kosovë dhe në tërë rajonin.
- , 09.11.2006
Nga mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës
Seanca plenare mbahet më 16 nëntor. Do të shqyrtohen katër projektligje, si dhe do të debatohet për punën njëvjeçare, të Autoritetit Rregullativ të Telekomunikacionit. Kryesia e Kuvendit sot ka shqyrtuar edhe dy kërkesa lidhur me veprimet dhe procedurat për përcaktimin e simboleve shtetërore të Kosovës. Kryesia vendosi që t’i vazhdohet kontrata...
- , 09.11.2006
Nga mbledhja e rregullt e Komisionit të Shëndetësisë, Punës dhe e Përkujdesjes Sociale e Kuvendit të Kosovës
Me Buxhetin e Kosovës për vitin 2007, për nevoja të shëndetësisë kosovare janë paraparë 51.050.000 €. Nga fillimi i muajit tetor deri më sot në emër të blerjes së barërave esenciale për nevojat e QKU-së janë ndarë mjete ndihmëse në shumë prej 183.000 € QKU ka në dispozicion gjithsej 17.000.000 €, gjatë vitit për...
- , 09.11.2006
Komisioni për Bashkëpunim Ndërkombëtar takoi delegacionin parlamentar të Shqipërisë
Të thellohet bashkëpunimi gjithëpërfshirës ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë. Qëndrim unik i klasës politike shqiptare për statusin e Kosovës. Shqipëria dhe Kosova pas statusi do të angazhohen për integrime kombëtare, rajonale dhe euroatlantike. Rruga Durrës-Kukës-Morinë do ta lehtësojë integrimin dhe do t’i shërbejë zhvillimit të dy...
- , 08.11.2006
Kryeparlamentari Berisha priti delegacionin e Komisionit për Politike të Jashtme të Kuvendit të Nevojë për thellim për thellim të bashkëpunimit institucional ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë
Nevojë për thellim të bashkëpunimit institucional ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë. Për të ardhmen e Kosovës nuk ka dallime ndërmjet grupimeve politike në Shqipëri. Aspiratë e përbashkët për integrime euroatlantike.
- , 08.11.2006
Komisioni për Siguri vizitoi SHPK-në
Për një kontroll efikas parlamentar ndaj sektorit të sigurisë në Kosovë Gatishmëri për informim të rregullt për aktivitetet dhe të arriturat e policisë
- , 08.11.2006
Mbledhja e Komisionit Parlamentar për Buxhet dhe Financa
- , 07.11.2006
Delegacioni i Komisionit për Politike të Jashtme i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë viziton Kosovën
Parlamentarët shqiptarë do të realizojnë takime me krerët institucionalë të vendit.
- , 07.11.2006
Delegacioni i grave nga Shqipëria në vizitë dyditëshe në Prishtinë
- , 03.11.2006
Nga punimet e seancës plenare
Deputetët debatuan për raportin e Zyrës së Auditorit Gjeneral për të gjeturat faktike në Kuvendin e Kosovës Krijohet Komision parlamentar hetimor për menaxhimin financiar në Kuvendin e Kosovës
- , 02.11.2006
Nga mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës
Seanca plenare e tre nëntorit do të punojë sipas rendit të ditës të miratuar nga Kryesia më 24 tetor dhe të konfirmuar në takimin e djeshëm me shefat e grupeve parlamentare. Secili deputet do të mund të debatojë dhjetë minuta lidhur me raportin e Zyrës së Auditorit Gjeneral për të gjeturat faktike në Kuvendin e Kosovës. Kryesia do t’i...
- , 02.11.2006
Kryeparlamentari Berisha priti drejtuesit e Agjensionit Antikorrupsion
U bisedua për ecuritë e deritashme të kompletimit dhe të konsolidimit të këtij Agjensioni
- , 01.11.2006
Kryeparlamentari Berisha konsulton shefat e grupeve parlamentare lidhur me seancën e së premtes
Pajtim i plotë që seanca të punojë sipas rendit të ditës të miratuar nga Kryesia, më 24 tetor
- , 01.11.2006
Shuk shpreh mirënjohje për progresin në plotësimin e standardeve