Lajmet e fundit
, 29.01.2007
Delegacioni i Kuvendit të Kosovës, i kryesuar nga Kolë Berisha, kryetar, u prit në Ministrinë e Jashtme të Francës
Franca përkrah zgjidhjen që përfill vullnetin politik të shumicës në Kosovë Kjo zgjidhje duhet të arrihet me mbështetjen konsensuale të bashkësisë ndërkombëtare
Delegacioni i Kuvendit të Kosovës, i kryesuar nga Kolë Berisha, kryetar, po qëndron për vizitë zyrtare në Francë
Parlamenti kombëtar francez ka shumëçka të ofrojë për Kuvendin e Kosovës Delegacioni kosovar sot pati takime në Kuvendin Kombëtar të Francës dhe në Ministrinë e Jashtme të Francës, ndërsa nesër do të ndodhë takimi i delegacionit të Kuvendit të Kosovës me kryetarin e Kuvendit Nacional të Francës, Jean-Luis Debree