Procesverbalet dhe transkriptet 2007 - 2019

Mbledhja e Kryesisë

, 11.03.2013 10:00

R e n d i i d i t ë s

1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së Kryesisë, të mbajtur më 4 mars 2013,


2. Përgatitjet për mbledhjen plenare të radhës:

1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,

2. Koha për pyetje parlamentare,

3. Miratimi i procesverbalit të seancës së mëparshme,

4. Shqyrtimi i amendamenteve 23 dhe 24 në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, të
propozuara nga Qeveria e Republikës së Kosovës,

5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-054 për
Statusin dhe të Drejtat e Dëshmorëve, Invalidëve, Veteranëve, Pjesëtarëve të Ushtrisë
Çlirimtare të Kosovës, Viktimave Civile dhe Familjarët e tyre,

6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Agjencinë për krahasim dhe verifikim të pronës,

7. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për produkte medicinale dhe pajisje medicinale,

8. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje,

9. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për blegtorinë,

10. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për transportin tokësor të mallrave të rrezikshme,

11. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ujërat e Kosovës,

12. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Agjencinë për menaxhimin e komplekseve
memoriale të Kosovës,

13. Zgjedhja e Guvernatorit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës,


14. Debat parlamentar për rastin Kiçina, sipas kërkesës së deputetit Ramiz Lladrovci, i
mbështetur nga deputetët nënshkrues,

15. Debat parlamentar lidhur me faturimin e shpenzimit të energjisë elektrike për muajin
janar 2013, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës.


3. Shqyrtimi i rekomandimeve dhe i kërkesave:


1. Kërkesa e Kryeministrit të Kosovës, z. Hashim Thaqi, për të raportuar në Kuvend
lidhur me takimin e tij të gjashtë me kryeministrin e Serbisë në Bruksel,

2. Vendimi i Presidentes për kthimin e Ligjit për mallrat e liruara nga tatimi
doganor dhe mallrat me tarifë zero të tatimit doganor, në rishqyrtim,


3. Shqyrtimi i Propozim-Planit strategjik të veprimit të Kuvendit të Kosovës për
periudhën 2013-2018,

4. Kërkesa e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje për debat parlamentar lidhur
me tjetërsimin e pronës publike dhe shoqërore gjatë periudhës 22 mars 1989 deri me
qershor 1999,
5. Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e anëtarëve të Bordit të
Radiotelevizionit të Kosovës.