Procesverbalet dhe transkriptet 2007 - 2019
Vazhdimi i Seancës Plenare
, 05.04.2013 10:00
R e n d i i d i t ë s
6. Debat parlamentar lidhur me Raportet e Institucioneve Ndërkombëtare për zhvillimet
në Kosovë, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës,
7. Debat parlamentar lidhur me tjetërsimin e pronës publike dhe shoqërore gjatë
periudhës 22 mars 1989 deri me 10 qershor 1999, sipas kërkesës së Grupit
Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje,
8. Debat parlamentar lidhur me ndryshimin e politikave fiskale në funksion të nxitjes,
rritjes së prodhimtarisë vendore dhe zhvillimit ekonomik në tërësi, sipas kërkesës së
deputetit Ramiz Kelmendi, i mbështetur nga deputetët nënshkrues,
9. Shqyrtimi i Rekomandimit të Komisionit për Buxhet dhe Financa lidhur me vendimin e
Presidentes së Republikës së Kosovës për kthimin e Ligjin nr. 04-L-163 për mallrat e
liruara nga tatimi doganor dhe mallrat me tarifë zero të tatimit doganor,
10. Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për Buxhet dhe Financa për mbikëqyrjen e
zbatimit të Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë,
11. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Organit Shqyrtues të Prokurimit për vitin 2012,
12. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik për vitin 2012,
13. Miratimi i Marrëveshjes së deputetëve nga radha e komunitetve tjera joshumicë dhe
zgjedhja e nënkryetarit të Kuvendit nga këto komunitete.