Procesverbalet dhe transkriptet 2007 - 2019

Mbledhja e Kryesisë

, 08.04.2013 10:00


R e n d i i d i t ë s


1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së Kryesisë, të mbajtur më 2 prill 2013,

2. Përgatitjet për mbledhjen plenare të radhës:


1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,

2. Koha për pyetje parlamentare,


3. Miratimi i procesverbalit të seancës së mëparshme,


4. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për turizmin,

5. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për
inspektoratin dhe mbikëqyrjen e tregut,

6. Debat parlamentar lidhur me statusin e pazgjidhur të punëtorëve të arsimit shqiptar të
Republikës së Kosovës nga viti 1990/1 deri në vitin shkollor 1998/9, sipas kërkesës
së Grupit Parlamentar të LDK-së.

 
3. Shqyrtimi i rekomandimeve dhe i kërkesave:


1. Rekomandimi i Komisionit për Arsim dhe i Komisionit për të Drejtat e Njeriut,
Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione për njohjen e stazhit të punës të
mësimdhënësve për periudhën e vitit shkollor 1990/1 deri më 1998/9.