Procesverbalet dhe transkriptet 2007 - 2019

Mbledhja e Kryesisë

, 29.07.2013 09:00

Rendi i ditës

1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, të mbajtura më 22
korrik 2013,

2. Përgatitjet për seancën plenare të radhës:

1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,

2. Koha për pyetje parlamentare,

3. Miratimi i procesverbalit të seancës së mëparshme,

4. Shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes Kornizë ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime që rregullon aktivitetet e Bankës Evropiane për Investime në Kosovë,

5. Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim - Financimi i dytë shtesë për projektin e pastrimit të sektorit të energjisë dhe të bonifikimit të tokave - CLRP,

6. Shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes Financiare „ISTISNA'A" dhe Marrëveshja për Agjencinë „ISTISNA'A" për financimin e vazhdimit të ndërtimit të rrugës Milloshevë - Mitrovicë, Rruga M2, e lidhur ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Bankës Islamike për Zhvillim,

7.Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Fshatin Zym i Hasit,

8. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për të huajt,

9. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar në Çështjet Penale,

10. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-072 për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit shtetëror,

11. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për bashkëpunim ndërmjet autoriteteve të përfshira në menaxhimin e integruar të kufirit,

12. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Shtetësinë e Kosovës,

13. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Azil,

14. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për parandalimin dhe luftimin e trafikimit me njerëz dhe mbrojtën e viktimave të trafikimit,

15. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr. 03/L-174 për financimin e subjekteve politike, të ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 04/L-058,

16. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për mbrojtjen e burimeve të gazetarisë,
17.Shqyrtimi i Raportit vjetor mbi gjendjen në Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës për vitin 2012,

18.Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës për vitin 2012,

19.Shqyrtimi i Raportit vjetor te Radiotelevizonit të Kosovës për vitin 2012,

20. Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për Punë të Brendshme dhe Siguri për mbikëqyrjen e buxhetit të institucioneve të sigurisë në Republikën e Kosossovës.


3. Shqyrtimi i propozimeve, kërkesave dhe njoftimeve:

1. Shqyrtimi i Propozim-Rregullores për Organizimin dhe Përgjegjësitë e Administratës së Kuvendit të Republikës së Kosovës,

2. Shqyrtimi i Raportit të Shpenzimeve të Kuvendit për gjashtëmujorin e parë të vitit 2013,

3. Shqyrtimi i kërkesës së Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, lidhur me Autoritetin e Konkurrencës së Kosovës - AKK

4. Njoftimi për vizitën e realizuar ne Gjermani nga Komisioni për Buxhet dhe Financa,

5. Informimi për gjendjen në Qendrën Administrative Protokollare në Gërmi.