Procesverbalet dhe transkriptet 2007 - 2019

Mbledhja e Kryesisë

, 23.12.2013 11:00

R e n d i i d i t ë s

1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme,

2. Përgatitjet për seancë plenare të radhës:

1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,

2. Koha për pyetje parlamentare,

3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
4. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2014,

5. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje,

6. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për tarifat e veçanta të akcizës për prodhimin fillestar
dhe prodhimin e vogël të produkteve alkoolike të prodhuara në Kosovë,

7. Shqyrtimi i rekomandimit të Komisionit për Buxhet dhe Financa lidhur me vendimin e
Presidentes së Republikës së Kosovës për kthimin e Ligjit nr. 04/L-163 për mallrat e
liruara nga tatimi doganor dhe mallrat me tarifë zero të tatimit doganor,

8. Raporti i Qeverisë së Kosovës për ecurinë e procesit të negocimit të Marrëveshjes së
Stabilizim Asocimit,

9. Shqyrtimi i Rekomandimit të Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur
me raportet e auditimit në Ministrinë e Shëndetësisë, Agjencionin Kosovar për Produkte
Medicinave, Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe Raportin e auditimit mbi
menaxhimin e mbeturinave medicinave për vitin 2012.

 

 

3. Shqyrtimi i propozimeve, kërkesave dhe njoftimeve:


1. Procedimi i Projektligjit për Komisionarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës
për Forcën e Sigurisë dhe Policinë e Kosovës (i hartuar nga Komisioni për Siguri dhe
Mbikëqyrjen e FKS-së),

2. Nisma e grupit të deputetëve për ndryshimin dhe plotësimin e Statutit të Universitetit
"Hasan Prishtina", në Prishtinë.