Procesverbalet dhe transkriptet 2007 - 2019

Mbledhja e Kryesisë

, 20.01.2014 11:00

R e n d i i d i t ë s


1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme,

2. Përgatitjet për seancë plenare të radhës:

1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,

2. Koha për pyetje parlamentare,

3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,

4. Debat parlamentar për procesin e privatizimit të Fabrikës së Amortizatorëve në Zonën
Industriale të Prishtinës,

5. Debat parlamentar për procesin e privatizimit të Fabrikës për prodhimin e gypave në Ferizaj,

6. Raporti i Qeverisë së Kosovës për ecurinë e procesit të negocimit të Marrëveshjes së
Stabilizim Asocimit,
7. Shqyrtimi i Rekomandimit të Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me raportet e auditimit në Ministrinë e Shëndetësisë, Agjencionin Kosovar për Produkte Medicinave, Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe Raportin e auditimit mbi menaxhimin e mbeturinave medicinave për vitin 2012.

3. Shqyrtimi i propozimeve, kërkesave dhe njoftimeve:


1. Programi Legjislativ i Qeverisë së Republikës së Kosovës për vitin 2014,

2. Kërkesë për mbajtjen e një seance të veçantë kushtuar Çmimit të OKB-së për të drejtat e njeriut,

3. Propozim-Vendimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës për emërimin e kryesuesit dhe anëtarëve të Organit Shqyrtues të Prokurimit,

4. Propozimi i GP të PDK-së, për zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare.