Procesverbalet dhe transkriptet 2007 - 2019

Mbledhja e Kryesisë

, 27.01.2014 11:00

R e n d i i d i t ë s


1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme,

2. Përgatitjet për seancë plenare të radhës:

1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,

2. Koha për pyetje parlamentare,

3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,

4. Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Statusin e anëtarëve të
Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe Forcës së Sigurisë së
Republikës së Kosovës gjatë qëndrimit të tyre të përkohshëm në territorin e
shteteve respektive,

5. Shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes për hua dhe financim ndërmjet
KFW Frankfurt Am Main, Republikës së Kosovës dhe Operatorit të sistemit,
Transmisionit dhe Tregut KOSST, për përmirësimin e rrjetit të transmisionit,

6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për shërbimin gjeologjik të Kosovës,

7. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për masat antidamping dhe masat kundërbalancuese,

8. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për mbrojtjen nga zhurma,


9. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Zonën e rrezikuar mjedisore të Obiliqit dhe rreth tij,

10. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për pajisje me
armë dhe pajisje përkatëse të sigurisë për institucionet e autorizuara shtetërore për siguri,

11. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për armë,

12. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Inspektoratin e Doganës dhe Administratës
Tatimore të Kosovës.


3. Shqyrtimi i propozimeve, kërkesave dhe njoftimeve:

1. Kërkesa e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financa Publike për auditimin e raporteve
financiare dhe raportit të deklarimit financiar të fushatës të cilat dorëzohen nga
subjektet politike në KQZ,

2. Njoftimi i Komisionit Ad-hoc për punën në Reformën zgjedhore,

3. Njoftimi i deputeteve për dorëheqje nga GP "Ardhmëria e Përbashkët".