Procesverbalet dhe transkriptet 2007 - 2019

Mbledhja e Kryesisë

, 31.03.2014 11:00

R e n d i i d i t ë s


1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme,


2. Përgatitjet për seancën plenare të radhës:

1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
2. Koha për pyetje parlamentare,
3. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme,
4. Shqyrtimi i Projektligjit i për ratifikimin e Marrëveshjes së Garancisë për linjën kreditore për Fondin e Sigurimeve të Depozitave në Kosovë nëpërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim

5. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për produkte dhe pajisje medicinave,

6. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

 

3. Shqyrtimi i propozimeve dhe kërkesave:


1. Procedimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-156 për kontrollin e duhanit,

2. Rekomandimi i Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri lidhur me funksionimin e Agjencive dhe Rregullatorëve të Pavarur që i raportojnë Kuvendit të Republikës së Kosovës,

3. Njoftimi i Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri lidhur me procedimin e Vendimit të Qeverisë së Kosovës për emërimin e kryesuesit dhe të anëtarëve të Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës.