Procesverbalet dhe transkriptet 2007 - 2019
Seancë Plenare
, 06.05.2015 10:00
R e n d i i d i t ë s
1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
2. Koha për pyetje parlamentare,
3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
4. Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të përmirësuar pajtueshmërinë e rregulloreve tatimore në nivel ndërkombëtar dhe zbatimin e rregulloreve FATCA,
5. Emërimi i anëtarëve të Bordit të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale,
6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë,
7. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për festat zyrtare në Republikën e Kosovës,
8. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për pajisje me armë, municion dhe pajisje përkatëse të sigurisë për institucionet e autorizuara shtetërore për siguri,
9. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për armë,
10. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për letërnjoftim,
11. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Avokatin e Popullit,
12. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për barazi gjinore,
13. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për mbrojtje nga diskriminimi,
14. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për trashëgiminë kulturore,
15. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Provimin e Maturës Shtetërore (debati ka përfunduar në seancën e mëparshme),
16. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për digjitalizimin e transmetimeve radiodifuzive tokësore,
17. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për mbikëqyrjen elektronike të personave të cilëve u kufizohet lëvizja me vendim të Gjykatës ose Panelit për Lirim me Kusht,
18. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik,
19. Emërimi i shtatë (7) anëtarëve të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore,
20. Shqyrtimi i rekomandimit të Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Personat e Pagjetur dhe Peticione lidhur me peticionin e qytetarëve të Rahovecit për ndriçimin e fatit të Ukshin Hotit,
21. Rekomandimet e Komisionit për të Drejta të Njeriut, Barazi Gjinore, Personat e Pagjetur dhe Peticione lidhur me peticionin kundër shtrenjtimit të çmimit të energjisë elektrike,
22. Debat parlamentar lidhur me gjendjen e arsimit në Luginën e Preshevës, sipas kërkesës së deputetit Nait Hasani, mbështetur edhe nga gjashtë (6) deputetë tjerë,
23. Shqyrtimi i raportit të Organit Shqyrtues të Prokurimit për vitin 2014,
24. Shqyrtimi i raportit të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik për vitin 2014,
25. Shqyrtimi i raportit të auditimit për vitin 2013 të Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm,
26. Shqyrtimi i raportit të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës për vitin 2014,
27. Shqyrtimi i raportit të Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas për vitin 2014,
28. Shqyrtimi i raportit të Zyrës së Rregullatorit për Energji për vitin 2014,
29. Shqyrtimi i raportit financiar për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2014,
30. Shqyrtimi i raportit të Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Këshillin Ekonomiko-Social,
31. Shqyrtimi i raportit të Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për investimet e huaja,
32. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtar të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës të Shërbimit Civil të Kosovës nga radha e komunitetit serb.
4
6
7
8
9
10
11
12
13
15
16
17
19
22
23
24
25
26
27
28
29
31
31
32