Procesverbalet dhe transkriptet 2007 - 2019
Vazhdimi i Seancës plenare
, 07.05.2015 10:00
R e n d i i d i t ë s
6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për menaxhimin
e financave publike dhe përgjegjësitë,
7. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për festat
zyrtare në Republikën e Kosovës,
8. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për pajisje me armë,
municion dhe pajisje përkatëse të sigurisë për institucionet e autorizuara shtetërore për siguri,
9. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për armë,
10. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Letërnjoftim,
11. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Avokatin e Popullit,
12. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për barazi gjinore,
13. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për mbrojtje nga diskriminimi,
14. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Provimin e Maturës Shtetërore (debati ka përfunduar
në seancën e mëparshme),
15. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Digjitalizimin e transmetimeve radio difuzive tokësore,
16. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për mbikëqyrjen elektronike të personave të
cilëve u kufizohet lëvizja me vendim të Gjykatës ose Panelit për Lirim me Kusht,
17. Emërimi i shtatë (7) anëtarëve të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore,
18. Shqyrtimi i Rekomandimit të Komisionit për të drejtat e njeriut, barazi gjinore, personat e
pagjetur dhe peticione lidhur me Peticionin e qytetarëve të Rahovecit për ndriçimin e fatit
të Ukshin Hotit.
19. Rekomandimet e Komisionit për të Drejta të Njeriut, Barazi Gjinore, Personat e Pagjetur
dhe Peticione lidhur me Peticionin kundër shtrenjtimit të çmimit të Energjisë Elektrike,
20. Debat parlamentar lidhur me gjendjen e arsimit në Luginë të Preshevës, sipas
kërkesës së deputetit Nait Hasani, mbështetur edhe nga gjashtë (6) deputetë tjerë,
21. Shqyrtimi i Raportit të Organit Shqyrtues të Prokurimit për vitin 2014,
22. Shqyrtimi i Raportit të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik për vitin 2014,
23. Shqyrtimi i Raportit të Auditimit për vitin 2013, të Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm,
24. Shqyrtimi i Raportit të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës për
vitin 2014,
25. Shqyrtimi i Raportit të Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas për vitin 2014,
26. Shqyrtimi i Raportit të Zyrës së Rregullatorit për Energji për vitin 2014,
27. Shqyrtimi i Raportit financiar për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2014,
28. Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale lidhur me
mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Këshillin Ekonomiko-Social,
29. Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe
Industri për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Investimet e huaja,
30. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtar të Këshillit të
Pavarur Mbikëqyrës të Shërbimit Civil të Kosovës nga radha e komunitetit Serb.