Procesverbalet dhe transkriptet 2007 - 2019

Vazhdimi i Seancës plenare

, 08.05.2015 10:00

R e n d i i d i t ë s

 

17. Votimi i Rekomandimeve të Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Personat e
Pagjetur dhe Peticione lidhur me Peticionin e qytetarëve të Rahovecit për ndriçimin e fatit
të Ukshin Hotit.
18. Rekomandimet e Komisionit për të Drejta të Njeriut, Barazi Gjinore, Personat e Pagjetur
dhe Peticione lidhur me Peticionin kundër shtrenjtimit të çmimit të Energjisë Elektrike,
19. Debat parlamentar lidhur me gjendjen e arsimit në Luginë të Preshevës, sipas
kërkesës së deputetit Nait Hasani, mbështetur edhe nga gjashtë (6) deputetë tjerë,
20. Shqyrtimi i Raportit të Organit Shqyrtues të Prokurimit për vitin 2014,
21. Shqyrtimi i Raportit të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik për vitin 2014,
22. Shqyrtimi i Raportit të Auditimit për vitin 2013, të Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm,
23. Shqyrtimi i Raportit të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës për
vitin 2014,
24. Shqyrtimi i Raportit të Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas për vitin 2014,
25. Shqyrtimi i Raportit të Zyrës së Rregullatorit për Energji për vitin 2014,
26. Shqyrtimi i Raportit financiar për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2014,
27. Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale lidhur me
mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Këshillin Ekonomiko-Social,
28. Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe
Industri për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Investimet e huaja,
29. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtar të Këshillit të
Pavarur Mbikëqyrës të Shërbimit Civil të Kosovës nga radha e komunitetit Serb.