Procesverbalet dhe transkriptet 2007 - 2019

Mbledhja e Kryesisë

, 17.11.2016 20:30

R e n d i   i   d i t ë s

I. Përgatitjet për seancën plenare:

1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
2. Koha për pyetje parlamentare,
3. Miratimi i procesverbalit nga seancat e mëparshme,
4. Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes financiare për IPA 2015 ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian,

5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit të Procedurës penale, (Komisioni funksional për Legjislacion ka propozuar me shmangie nga Rregullorja e Kuvendit, shqyrtimi i parë dhe i dytë të behet në të njëjtën ditë në dy seanca plenare),

6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për procedurën përmbarimore,

7. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për kontrollin e brendshëm të financave publike,
8. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Inspektoratin Shëndetësor,
9. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Lirinë Fetare në Kosovë, (për miratimin e këtij Projektligji kërkohen, të paktën 61 vota „Për", prej tyre 11 vota „Për" të komuniteteve që nuk janë shumicë) Amendamenti 2, i Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në nenin 81, paragrafi 1),

10. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për tregtinë me produkte të naftës dhe karburante të ripërtërishme në Kosovë,

11. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për performancën energjetike në ndërtesa,

12. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për akreditim,

13. Shqyrtimi i Raportit vjetor i Auditimit të Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2015,

14. Shqyrtimi i Raportit vjetor financiar i Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm për vitin 2015,

15. Shqyrtimi i Rekomandimit të Komisionit për Buxhet dhe Financa lidhur me kërkesën e Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për miratimin e taksave vjetore për vitin 2017,

16. Shqyrtimi i Propozim-vendimit të Komisionit për Buxhet dhe Financa për caktimin e pagës së kryesuesit dhe anëtarëve të Bordit të Drejtorëve, të kryesuesit dhe anëtarëve të Komisionit të Auditimit, të Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut-KOSTT sh.a.,

17. Shqyrtimi i Propozim-vendimit të Komisionit për Buxhet dhe Financa për caktimin e kompensimeve për kryetarin, nënkryetarët dhe anëtarët e Këshillit për Trashëgimi Kulturore dhe

18. Shqyrtimi i Rekomandimit të Komisionit ad-hoc për zgjedhjen e 2 (dy) anëtarëve të Bordit të Radio Televizionit të Kosovës.

II. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave: