Procesverbalet dhe transkriptet 2007 - 2019

Mbledhja e Kryesisë

, 19.12.2016 12:30

R e n d i  i   d i t ë s

1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e mëparshme,

2. Përgatitjet për seancën plenare:

I. Pikat e papërfunduara nga seancat plenare më 28 tetor dhe 17 nëntor 2016:

1. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e 1 (një) anëtari në Bordin e Ankesave të Komisionit të Pavarur për Medie,

2. Formimi i Komisionit Hetimor Parlamentar, sipas kërkesës së deputetes Shqipe Pantina, mbështetur edhe nga tetë deputetë të tjerë nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes "Vetëvendosje" lidhur me Radiotelevizionin e Kosovës,

3. Votimi i rekomandimeve nga debati parlamentar sipas kërkesës së deputetes Margarita Kadriut-Ukelli, mbështetur edhe nga nëntë deputet tjerë nënshkrues lidhur me detyrimet e mundshme financiare të Kosovës për pretendimet e kompanive që kanë ushtruar padi në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit.

II. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare më 30 nëntor dhe 1 dhjetor 2016:

1. Votimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit të Procedurës penale,
2. Votimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Lirinë Fetare në Kosovë, (për miratimin e këtij Projektligji kërkohen, të paktën 61 vota „Për", prej tyre 11 vota „Për" të komuniteteve që nuk janë shumicë) Amendamenti 2, i Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në nenin 81, paragrafi 1),

3. Votimi i Raportit vjetor financiar i Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm për vitin 2015,
4. Votimi i 6 amendamenteve (22 - 27) të Projektligjit për akreditim.

III. Përgatitjet për Seancë te re:

1. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-130 për Shërbime,
2. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-100 për ndihmën shtetërore,
3. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-116 për ndryshimin e Ligjit nr. 04/L-101 për fondet pensionale të Kosovës, i ndryshuar dhe i plotësuar me Ligjin nr. 04/L-115 dhe Ligjin nr. 04/L-168,

4. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-090 për sponsorizime dhe donacione në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit,

5. Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr.03/L-163 për Minierat dhe Mineralet, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 04/L-158,

6. Debat parlamentar sipas kërkesës së deputetit Glauk Konjufca, i mbështetur edhe nga 9 (nëntë) deputetë tjerë lidhur me arrestimet e aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje.