Transkriptet

    Seanca Plenare

    E Enjte, 12.06.2008 15:00




    RENDI I DITËS

    1. Shqyrtimi i parë i Grupit të pestë të projektligjeve nga Propozimi i Martti Ahtisaarit, sipas procedurës së veçantë:
    1.1. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për shpërbërjen e Trupave Mbrojtje të Kosovës;
    1.2. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Shërbimin në Forcën e Sigurisë së Kosovës;
    1.3. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin e rregullores së UNMIK-ut 2006/50 për zgjidhjen e kërkesave lidhur me pronën e paluajtshme private, duke përfshirë pronën bujqësore dhe atë komerciale;
    1.4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin e Rregullores së UNMIK-ut 2005/20 për ndryshimin e Rregullores së UNMIK-ut 2001/35 për Fondin Pensional të Kosovës;
    1.5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin e rregullores së UNMIK-ut 2005/2 mbi themelimin e Komisionit të Pavarur për Minierat dhe Mineralet në Kosovë;
    1.6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin e Rregullores së UNMIK-ut 2004/49 për veprimtaritë e ofruesve të shërbimeve të ujësjellësit, kanalizimit dhe të mbeturinave;
    1.7. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin e Rregullores së UNMIK-ut 2003/16 për shpalljen e Ligjit për Telekomunikacion të miratuar nga Kuvendi i Kosovës;
    1.8. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin e Ligjit të Kuvendit të Kosovës 2004/9 mbi Rregullatorin e Energjisë;
    1.9. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndërmarrjet publike;
    1.10 Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin e Rregullores se UNMIK-ut 2008/13 mbi miratimin e Buxhetit të Konsoliduar të Kosovës dhe shpenzimet e autorizuara për periudhën 1 janar deri me 31 dhjetor 2008. ProcesverbaliTranskripti