Takimet e Kryesisë së Kuvendit
Mbledhje e rregullt
, 09.05.2005 10:00
RENDI I DITËS
1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme,
2. Propozimi i rendit të ditës për seancën e ardhshme të Kuvendit:
2.1 Shqyrtimi i Programit të Qeverisë së Kosovës për reformimin e pushtetit lokal,
2.2 Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për sigurinë e përgjithëshme të produkteve,
2.3 Shqyrtimi i raportit të Komisionit për Tregti dhe Industri lidhur me vërejtjet e UNMIK-ut në Ligjin për Odën Ekonomike,
2.4 Shqyrtimi i parë i Projektligjit për procedurat kontestimore,
2.5 Shqyrtimi i parë i Projektligjit për mbeturinat,
2.6 Shqyrtimi i parë i Projektligjit për lirinë fetare dhe pozitën juridike të bashkësive fetare në Kosovë,
2.7 Shqyrtimi i parë i Projektligjit për borxhet dhe
2.8 Shqyrtimi i propozimvendimit të Kryesisë për autorizimin e Komisionit për të drejtat dhe interesat e komuniteteve për mbikëqyrjen e zbatimit të politikës së gjuhëve zyrtare.
Shqyrtimi i kërkesave
1. Shqyrtimi i kërkesës të Grupit Parlamentar të LDK-së për zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare,
2. Shqyrtimi i kërkesës të Grupit Parlamentar të PDK-së lidhur me ndalesat shtesë për seancë plenare,
3. Shqyrtimi i nismës së Komisionit për Ekonomi, Tregti, Industri për hartimin e Projektligjit për ngrohje qendrore,
4. Shqyrtimi i nismës së Komisionit për Ekonomi, Tregti, Industri për hartimin e Projektligjit për koncesione,
5. Shqyrtimi i nismës së Komisionit për Çështje Gjyqësore, Legjislacion dhe Kornizë Kushtetuese për hartimin e Projektligjit për hetim parlamentar,
6. Shqyrtimi i kërkesës së Komisionit për të drejtat dhe interesat e komuniteteve dhe kthim, për sigurimin e një shuajtje anëtarëve të Komisionit, gjatë vizitave zyrtare nëpër komuna,
7. Shqyrtimi i kërkesës së deputetit Behxhet Brajshori, për lejimin e udhëtimit zyrtar në SHBA dhe
8. Shqyrtimi i kërkesës së ish deputetes Nafije Gash për kompensimin e të ardhurave mujore si ish anëtare e Kryesisë së Kuvendit.