Takimet e Kryesisë së Kuvendit

Mbledhje e rregullt




, 08.12.2005 09:00




RENDI I DITËS

1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme;

2. Propozimi i rendit të ditës për seancën e ardhshme të Kuvendit:
2.1 Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Provimin e Jurisprudencës;
2.2 Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Gjuetinë;
2.3 Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Buxhetin e Konsoliduar të Kosovës për vitin 2006;
2.4 Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Veprimtarinë Botuese dhe Librin;
2.5 Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Institucionet e Kulturës;
2.6 Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Arsimin dhe Aftësimin Privat;
2.7 Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Operën, Baletin dhe Filharmoninë e Kosovës;
2.8 Shqyrtimi i parë i Projektligjit për të Drejtat dhe Liritë e Organizimit Sindikal dhe
2.9 Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Inspektoratin e Produkteve të Ndërtimit (25.11.05).

3. Shqyrtimi i rekomandimeve dhe kërkesave
3.1 Shqyrtimi i rekomandimit të komisionit për Buxhet dhe Financa për procedimin e Projektligjit për buxhetin e Kosovës për vitin 2006;
3.2 Shqyrtimi i nismës së Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale për hartimin e Projektligjit për Kryqin e Kuq të Kosovës;
3.3 Shqyrtimi i nismës së Komisionit për Ekonomi, Tregti, Industri për hartimin e Projektligjit për Eksproprijim;
3.4 Shqyrtimi i kërkesës së Grupit Parlamentar të PDK-së, për ta ftuar në interpelancë ministren, Melihate Tërmkolli;
3.5 Shqyrtimi i kërkesës së Grupit Parlamentar ORA, për thirrjen e seancës plenare të jashtëzakonshme;
3.6 Shqyrtimi i kërkesës së Komisionit për Shërbime Publike, Administratë Lokale dhe Media për vazhdimin e kohës shtesë për shqyrtimin e Projektligjit për përdorimin e gjuhëve në Kosovë;
3.7 Shqyrtimi i rekomandimit të Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale lidhur me rekomandime të Kuvendit për ndarjen e gjashtë milion euro për fondin e Pensionistëve dhe të Invalidëve të Punës;
3.8 Njoftim nga Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis dhe Planifikim Hapësinor lidhur me procedimin e Projektligjit për banim;
3.9 Shqyrtimi i rekomandimit të Komisionit për Çështje Gjyqësore, Legjislacion dhe Kornizë Kushtetuese lidhur me mocionin e Grupit Parlamentar ORA;
3.10 Shqyrtimi i kërkesës së deputetes Fatmire Mulhaxha për kompensimin e shpenzimeve të udhëtimit zyrtar;
3.11 Shqyrtimi i kërkesës së deputetit Sokol Bashota për kompensimin e shpenzimeve të udhëtimit zyrtar;
3.12 Shqyrtimi i kërkesave të deputetit Lulzim Zeneli për kompensimin e shpenzimeve të udhëtimeve zyrtare në Strasburg dhe në Selanik;
3.13 Shqyrtimi i kërkesës së deputetes Nuran Malta për kompensimin e shpenzimeve të udhëtimit zyrtar;
3.14 Shqyrtimi i kërkesës së Grupit joformal të grave parlamentare të Kosovës për kompensimin e shpenzimeve të udhëtimit zyrtar;
3.15 Shqyrtimi i kërkesës së deputetit Lutfi Zharku për kompensimin e shpenzimeve të udhëtimit zyrtar;
3.16 Shqyrtimi i kërkesës së deputetit Hydajet Hyseni për kompensimin e shpenzimeve të udhëtimit zyrtar;
3.17 Shqyrtimi i kërkesës së Kryetarit të Partisë demokratike turke të Kosovës për përfaqësimin me rotacion në Kryesisnë e Kuvendit;
3.18 Shqyrtimi i përgjigjes së Kryeministrit të Kosovës lidhur me propozimet për emërime në Këshillin e Agjencisë kundër korrupsionit;
3.19 Shqyrtimi i njoftimit për formimin e Grupit Parlamentar ,,Për Integrim’’ dhe
3.20 Shqyrtimi i kërkesës së ministres, Melihate Tërmkolli, për vendosjen (akomodimin) e Ministrisë së Drejtësisë në objektin e Kuvendit të Kosovës.