Lajmet e fundit
Të hënën në Kuvendin e Kosovës fillon “Java e gruas 2018”
, 18.03.2018
Të hënën, më 19 mars, në orën 11:00, në Kuvendin e Republikës së Kosovës fillon "Java e gruas 2018", organizuar nga Instituti Kombëtar Demokratik (NDI), me mbështetjen e USAID-it.  
 
Hapjen e kësaj ngjarjeje do të bëjnë kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli dhe drejtori i NDI-së në Kosovë, Alexander Chavarria.
 
Programi:
 
Dita 1: Hapja e Javës së Gruas 2018: Gati për qeverisje të përgjegjshme
 
E hënë, 19 mars 2018
 
Lokacioni: Kuvendi i Kosovës, salla e mbledhjeve plenare
 
 
10:00 - 11:00 Regjistrimi i pjesëmarrësve
 
11:00 - 11:10 Video Java e Gruas 2017
 
11:10 - 11:20   Hapja e Programit
 
●        Kadri Veseli, Kryetar i Kuvendit të Kosovës
●        Alexander Chavarria, Drejtor i Institutit Kombëtar Demokratik në Kosovë
 
11:20 - 11:40 Fjalët hyrëse
 
●        Mexhide Mjaku Topalli, Deputete e Kuvendit të Kosovës/ Kryesuese e Grupit të Grave Deputete
●        Colleen Hyland, e Ngarkuar me Detyrë e Misionit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë
 
11:40 - 11:55 Fjalimi kryesor
 
●        Gresa Caka, Gjyqtare e Gjykatës Kushtetuese
 
11:55 - 13:45 Diskutim në Panel: Integriteti i Partive Politike si vlerë themelore për të siguruar transparencë dhe llogaridhënie
 
11:45 - 12:20 Diskutim në panel
 
●        Gretchen Birkle, Zëvendëse e Zv. Administratorit të USAID për Evropë dhe Euroazi
●        Vjosa Osmani, Deputete e Kuvendit të Kosovës/Kryetare e Komisionit për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike
●        Memli Krasniqi, Shef i Grupit Parlamentar të PDK-së/ Nënkryetar i PDK-së
●        Emilija Redžepi, Deputete e Kuvendit të Kosovës/ Kryetare e NDS-së
●        Ardian Gjini, Kryetar i Komunës së Gjakovës/ Nënkryetar i AAK-së
 
Moderator: Agon Maliqi, Bashkëthemelues dhe Redaktor, Bllogu Sbunker
 
12:20 - 13:30 Diskutim i hapur me audiencën
 
 
Java e Gruas është ngjarje kombëtare që mbledhë 130 pjesëmarrës në baza ndërpartiake dhe ndëretnike, përfshirë përfaqësues të shoqërisë civile dhe medias si dhe nga akademia. Java e Gruas synon të bëjë bashkë gra dhe burra nga Kosova për të diskutuar çështjet me rëndësi për qytetarët, duke ofruar mundësi rrjetëzimi si dhe të zhvillojë më tutje shkathtësitë e tyre si liderë të ardhshëm.
 
Mirëpresim ekipet tuaja!
 
					