Ligjet sipas datës së shpalljes
Qershor 2003
Ligji për Rrugët
Ky ligj ka për qëllim promovimin e zhvillimit të një rrjeti modern të rrugëve në Kosovë,duke siguruar që përmbajtja e rregullave të cilat ndikojnë në ndërtimin e rrugëve, mbrojtjen, mirëmbajtjen, qeverisjen, financimin dhe mbikëqyrjen e tyre të zhvillohen dhe zbatohen në përputhshmëri të plotë me përvojat më të mira ndërkombëtare.
29.05.2003 U shpall nga PSSP:
27.06.2003
Ligji për Lëndën Arkivore dhe Arkivat
Ky ligj ka për qëllim vendosjen e një sistemi modern të arkivimit i cili do të mundësojë ruajtje efikase dhe shfrytëzim të avansuar të lëndës arkivore.
17.04.2003 U shpall nga PSSP:
23.06.2003
Ligji për Plehërat Artificiale
Ky ligj ka për qëllim vendosjen e rregullave të mbrojtjes së prodhuesve e konsumatorëve të plehrave artificiale dhe sistemit regullues të plehrave në Kosovë për të mbrojtur konsumatorin e plehrave.
22.05.2003 U shpall nga PSSP:
23.06.2003
Ligji për Bibliotekat
Ka për qëllim vendosjen e një sistemi modern të bibliotekarisë i cili do t’u mundësojë shfrytëzuesve qasje të lirë, dhe të avancuar në fitimin e njohurive dhe informacioneve të reja.
04.04.2003 U shpall nga PSSP:
23.06.2003
Ligji për Kooperativat Bujqësore
Ky ligj ka për qëllim rregullimin e themelimit dhe të punës së Kooperativave të bujqëve e në funksion të zhvillimit të bujqësisë dhe ritjes së produktivitetit të punës së bujqëve.
15.05.2003 U shpall nga PSSP:
23.06.2003