Ligjet sipas datës së shpalljes
Qershor 2004
Ligji për Barazi Gjinore të Kosovës
Me këtë Ligj mbrohet, trajtohet dhe vendoset, barazia ndërmjet gjinive si vlerë themelore e zhvillimit demokratik të shoqërisë së Kosovës, me mundësi të barabarta për pjesëmarrje të femrave dhe meshkujve dhe për kontributin e tyre në zhvillimin politik, ekonomik, social, kulturor dhe në të gjitha fushat e jetës shoqërore.
19.02.2004 U shpall nga PSSP:
07.06.2004
Ligji për transportin e mallrave të rrezikshme
Nëpërmes këtij ligji synohet të parandalohet rreziku dhe të shtohet mbikqyrja dhe sigurimi i komunikacionit gjatë transportit të mallrave rrezikshme të cilat me vetit vetëndezëse, helmuese, shpërthyese, avulluese infektuese dhe radioaktive paraqesin rrezik për sigurin e njerëzve dhe të mjedisit, rregullon kushtet për transportin e mallrave të rrezikshme në sektorin individual të transportit, obligimet e personave të përfshirë në Transportin e Mallrave të Rrezikshme, kompetencat dhe përgjegjësit e autoriteteve përkatëse rreth mbikqyrjes lidhur me zbatimin e këtij ligji.
01.04.2004 U shpall nga PSSP:
05.06.2004