Ligjet sipas datës së shpalljes
Korrik 2004
Ligji për Veterinarinë
Me këtë ligj rregullohet luftimi dhe parandalimi i sëmundjeve infektive të kafshëve, praktika mjekësore veterinare, qarkullimi i kafshëve të gjalla, produkteve me origjinë shtazore, kontrolli veterinar i importit, eksportit dhe kalimit tranzit të kafshëve të gjalla dhe produkteve me origjinë shtazore, përcaktimi i të drejtave dhe detyrimeve te institucioneve qeveritare dhe komunale, si dhe të individëve në këtë fushë.
16.06.2004 U shpall nga PSSP:
30.07.2004
Ligji për Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës
Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës (Akademia) është institucioni më i lartë i shkencës dhe i artit në Kosovë i themeluar nga Kuvendi i Kosovës.
16.06.2004 U shpall nga PSSP:
28.07.2004
Ligji i Sportit
Me këtë Ligj rregullohet organizimi, kushtet dhe mënyrat e zhvillimit të veprimtarive sportive, të drejtat, detyrat dhe përgjegjësitë e bartësve të tyre, si dhe çështjet e tjera me rëndësi për këto veprimtari veçanёrisht themelimi, regjistrimi dhe menaxhimi i organizatave sportive.
20.11.2003 U shpall nga PSSP:
28.07.2004
Ligji për produktet medicinale dhe pajisjet medicinale
Me këtë Ligj përcaktohet përdorimi i produkteve medicinale dhe pajisjeve medicinale te njerëzit dhe në veterinari, kushtet për prodhimin dhe venjen e tyre në qarkullim e sherbim si dhe sigurimin e kushteve për cilësinë, sigurinë dhe efikasitetin e tyre.
04.12.2003 U shpall nga PSSP:
07.07.2004