Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik...

, 18.10.2011




Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri i Kuvendit të Kosovës, në mbledhjen e sotme shqyrtoi propozim amendamentet e komisioneve të përhershme lidhur me Projektligjin me tregti me jashtë dhe Projektligjit për Hekurudhat e Kosovës.

Amendamentet e propozuara nga Komisioni për Buxhet, Integrime Evropiane dhe të atij për Legjislacion, i paraqiti kryetari i Komisionit, Zenun Pajaziti. Pas shqyrtimit të tyre, Komisioni i miratoi unanimisht ato dhe vendosi për procedim të mëtutjeshëm të projektligjeve sipas Rregullores së Kuvendit të Kosovës.

Në këtë mbledhje, Komisioni miratoi në parim edhe fushë -veprimtarinë e tij, sipas propozimit të Komisionit për Mandate, Imunitete dhe Rregullore të Punës së Kuvendit.

Nga mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik...