Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut...

, 21.06.2011




Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione, në mbledhjen e sotme shqyrtoi Projektligjin për persona të pagjetur.

Kryetarja e Komisionit, Suzan Novobërdaliu, propozoi formimin e grupit punues për amendamentimi e  këtij projektligji. Komisioni unanimisht e përkrahu atë dhe vendosi që anëtari i Komisionit Kurtan Kajtazi të jetë kryesues grupi.

Në këtë mbledhje, Komisioni përkrahu edhe  propozimin për shpalljen e konkursit për përzgjedhjen e zëvendësve të Avokatit të Popullit. Lidhur me këtë, Komisioni vlerësoi se në procesin e intervistimit për zëvendës të Avokatit të Popullit, në panelin intervistues të ketë përfaqësues edhe nga Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione.

Në këtë mbledhje, Komisioni shqyrtoi edhe disa ankesa dhe peticione të qytetarëve.

Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut...