Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Punë të Jashtme

, 05.09.2011




Komisioni për Punë të Jashtme i Kuvendit të Republikës së Kosovës, ka diskutuar sot për planin e veprimit të Kuvendit për integrime evropiane - çështjet që i përkasin këtij komisioni, si dhe për Projektligjin për marrëveshjet ndërkombëtare.

Në këtë mbledhje, të cilën e kryesoi Albin Kurti, kryetar i komisionit, u diskutua gjerësisht rreth pesë pikave të propozuara si veprime që duhet t'i ndërmarrë komisioni në kuadër të planit të veprimit të Kuvendit për integrime evropiane për vitin 2011. Kësisoj, u potencua nevoja dhe u dakordua për organizimin e një dëgjimi parlamentar me ministrin e Punëve të Jashtme për të prezantuar strategji gjithëpërfshirëse për përfaqësim të jashtëm si dhe për anëtarësim në organet dhe organizatat ndërkombëtare. Për këtë strategji, të përgatiten, gjithashtu, rekomandime për miratim nga ana e seancës plenare. Anëtarët e komisionit diskutuan edhe rreth pikave të tjera të parapara në këtë plan.

Komisioni diskutoi edhe për Projektligjin për marrëveshjet ndërkombëtare dhe caktoi ekspertin i cili do ta ndihmojë grupin punues gjatë fazës së amendamentimit të këtij projektligji.

Nga mbledhja e Komisionit për Punë të Jashtme