Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Krasniqi viziton Portugalinë
, 14.05.2012
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, fillon sot një vizitë zyrtare në Portugali, gjatë të cilës do të takohet me kryetaren e Kuvendit të Portugalisë, znj. Maria da Assunçao Andrade Esteves dhe personalitete të tjera të larta portugeze.
Gjatë kësaj vizite, kryetari Krasniqi shoqërohet nga nënkryetarët Sabri Hamiti e Petar Miletiq, si dhe sekretari i Kuvendit, Ismet Krasniqi.