Lajmet e fundit
Komisioni për Integrime Evropiane priti përfaqësuesen e Ministrisë Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, znj. Frederike Kärcher
, 05.05.2010
Anëtarët e Komisionit për Integrime Evropiane të Kuvendit të Republikës së Kosovës, kanë pritur sot përfaqësuesen e Ministrisë Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, znj. Frederike Kärcher.
Duke i përshëndetur mysafirët nga Gjermania, kryetarja e Komisionit, Zylfije Hundozi, ka shpalosur para përfaqësuesve gjermanë veprimtarinë e Komisionit, të arriturat dhe nevojat që aktualisht ka ky komision parlamentar. “Komisioni për Integrime Evropiane është komision i ri në Parlamentin e Kosovës, mirëpo falë punës dhe angazhimit tonë, ne i kemi arritur synimet tona. Njëri nga synimet është mbikëqyrja e Qeverisë, ndërsa për komisionin tonë specifike mbetet përmbushja e Planit për Partneritet Evropian të Qeverisë së Kosovës. Për herë të parë në Kuvend komisioni ka bërë një Plan të Veprimit, duke përfshirë edhe komisionet tjera të Parlamentit. Një prej detyrave tona është edhe diplomacia parlamentare, e cila është një veprimtari e re në Kuvendin e Kosovës”, sqaroi Hundozi, duke theksuar tutje se ky komision ka pasur ndihmë profesionale nga UNDP dhe nga Komisioni Evropian, ndërsa aktualisht Komisioni nuk ka të angazhuar ndonjë ekspert.
Përfaqësuesja e Ministrisë Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, znj. Frederike Kärcher, tha se meqë Komisioni për Integrime Evropiane është një komision i ri, ai ka nevojë për përkrahje. Prandaj, Kärcher kërkoi nga anëtarët e Komisionit sqarime se në cilat fusha mund të përkrahet Komisioni.
Anëtarët e Komisionit kanë falenderuar qeverinë gjermane, e cila ka shprehur gatishmërinë për të ndihmuar Kosovën në proceset e integrimit dhe për mbështetjen e vazhdueshme për zhvillim ekonomik të vendit.