Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale
, 18.05.2010
Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, kryesuar nga z. Sadik Idrizi, kryetar i Komisionit, mbajti sot mbledhje në të cilën pikë kryesore e rendit të ditës ishte Projektligji për Kryqin e Kuq të Kosovës, si dhe Projektligji për përdorimin dhe mbrojtjen e emblemës së Kryqit të Kuq dhe të emblemave dhe shenjave të tjera të ndryshme.
Në mbledhjen në fjalë, përveç anëtarëve të Komisionit, morën pjesë edhe përfaqësuesit e OSBE-së, të UNDP-së dhe të KDI-së, si dhe përfaqësuesit e Grupit Parlamentar “7+” dhe përfaqësuesit e Ambasadës Turke në Prishtinë.
Në mbledhje u diskutua rreth amendamentit të propozuar nga Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, që u mbështet nga Komisioni për buxhet dhe financa, që ligji në fjalë të emërtohet Kryqi i Kuq dhe Gjysmëhëna e Kuqe e Kosovës. Në vazhdim të mbledhjes u debatua edhe për amendamentin të cilin e kishte propozuar Grupi Parlamentar “7+”, i cili thotë se në vend të emërtimit Kryqi i Kuq i Kosovës, të jetë emërtimi Gjysmëhëna e Kuqe e Kosovës.
Pas debatit për këto amendamente, që ishin propozuar nga Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, si dhe nga Grupi Parlamentar “7+”, anëtarët e Komisionit, me shumicë votash, i refuzuan këto dy amendamente. Kështu, u mor qëndrimi që në njërën nga mbledhjet e ardhshme të Kuvendit të Republikës së Kosovës, ky projektligj të dërgohet me emërtimin Kryqi i Kuq i Kosovës.
Në vazhdim të kësaj mbledhjeje, anëtarët e Komisionit, pas debatit, miratuan edhe Projektligjin për përdorimin dhe mbrojtjen e emblemës së Kryqit të Kuq dhe të emblemave të shenjave të tjera të ndryshme, që më vonë do të dërgohen për shqyrtim në Kuvendin e Republikës së Kosovës.