Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjensionit Kosovar për Intelegjencë
, 02.06.2010
Në mbledhjen e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjensionit Kosovar për Intelegjencë, kryesuar nga Gani Geci, kryetar, temë diskutimi ishte shqyrtimi i cenimit të integritetit dhe sovranitetit të Republikës së Kosovës me mbajtjen e zgjedhjeve paralele serbe.
Geci theksoi qëndrimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e mbajtur me 27.5.2010, pas debatit parlamentar, me ç‘rast Kuvendi i Kosovës kërkoi nga Qeveria e Kosovës koordinim me faktorët relevantë ndërkombëtarë për ndalimin e aktiviteteve, të cilat zhvillohen në territorin e Kosovës jashtë sistemit politik dhe kushtetues së Kosovës, si dhe të marrë masa për ndalimin e organizimit të zgjedhjeve lokale dhe ushtrimit të veprimtarive të Qeverisë së Serbisë në territorin e Kosovës, mirëpo shtoi Geci, Qeveria e Kosovës nuk ka ndërmarrë masa të duhura për parandalimin e zgjedhjeve në fjalë.
Duke shprehur shqetësimin e tyre lidhur me mbajtjen e zgjedhjeve paralele serbe në Kosovë, anëtarët e komisionit theksuan se këto zgjedhje po sjellin një acarim të mëtejmë të situatës në vend. Disa nga anëtarët e komisionit vlerësuan se Kushtetuta e Kosovës nuk po zbatohet. Ndërsa duke kritikuar faktorin ndërkombëtar për moszgjidhjen e çështjes së Mitrovicës anëtarët e komisionit theksuan se duhet të kërkohet angazhim më i madh i faktorit ndërkombëtar që bashkarisht me institucionet vendore ta zgjidhin këtë çështje.
Kryetari i komisionit theksoi se nga Qeveria e Kosovës duhet të kërkohet zbatimi i Strategjisë dhe ai i qëndrimeve të Kuvendit të Kosovës. Rreth gjendjes në veri të Kosovës Geci shtoi se duhet kërkuar edhe nga misioni i EULEX-it që të zbatohet Kushtetuta e Kosovës në tërë territorin e Kosovës.
Anëtarët e komisionit nga pozita nuk u pajtuan me disa konstatime që u paraqiten në këtë mbledhje.