Lajmet e fundit

Kryekuvendari Krasniqi, priti një delegacion ndërparlamentar Shqipëri-Kosovë

, 07.06.2010




Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, priti sot një delegacion ndërparlamentar Shqipëri-Kosovë, në përbërje: Jemin Gjana-kryetar i Komisionit për Aktivitetet Prodhuese,Tregtinë dhe Mjedisin në Kuvendin e Shqipërisë, Ardin Turku e Besnik Bare - anëtarë të Komisionit, Edlir Vokopola, koordinator i Iniciativës i BELLS-it në Shqipëri, Kushtrim Kaloshi, përfaqësues kësaj iniciative në Kosovë dhe Naser Rugova, kryetar i Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis dhe Planifikim Hapësinor në Kuvendin e Kosovës.

Në takim është biseduar për nevojën e ngutshme të harmonizimit të legjislacionit të të dy vendeve me atë të BE-së, në rrugën drejt integrimeve evropiane.

Janë ngritur, ndërkaq, shqetësime për ndotjen e vazhdueshme të mjedisit jetësor në Kosovë dhe Shqipëri dhe në gjithë rajonin, prandaj është parë i domosdoshëm angazhim i përbashkët për ruajtjen e mjedisit.

Kryeparlamentari Krasniqi e ka përshëndetur këtë nismë të përbashkët, duke u zotuar se legjislativi i Kosovës do të bëjë gjithçka është në mandatin e tij për të siguruar një mjedis të pastër jetësor.
Kryekuvendari Krasniqi, priti një delegacion ndërparlamentar Shqipëri-Kosovë