Lajmet e fundit

Nxënës të Krushës së Vogël vizituan Kuvendin e Kosovës

, 07.06.2010




Një grup prej rreth 100 nxënësish të Shkollës Fillore “Zenel Hajdini” në Krushë të Vogël të Rahovecit, kanë vizituar sot Kuvendin e Republikës së Kosovës. Nxënësit, të udhëhequr nga drejtoresha Liri Bajrami, janë njoftuar për së afërmi me ambientet e Kuvendit, punën dhe funksionimin e tij, rreth të cilave kanë marrë sqarime nga deputetët Nait Hasani e Luljeta Shehu.
Nxënës të Krushës së Vogël vizituan Kuvendin e Kosovës