Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Punë të Jashtme
, 08.06.2010
Komisioni Parlamentar për Punë të Jashtme, i drejtuar nga Sabri Hamiti, kryetar i Komisionit, ka shqyrtuar sot Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-044 për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Shërbimin Diplomatik të Republikës së Kosovës.
Në emër të Grupit të Punës para komisionit ka referuar Ibrahim Gashi, i cili edhe e ka prezantuar amendamentin e vetëm në këtë projektligj, i cili në fakt precizon vetë emërtimin e Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Kryetari i Komisionit, Sabri Hamiti, i ka njoftuar të pranishmit në këtë takim se ka marrë mbështetje nga parlamentet e shumë vende të rajonit (Bullgaria, Shqipëria, Kroacia, Mali i Zi dhe Maqedonia) për një takim në Prishtinë të komisioneve të jashtme të parlamenteve të rajonit (në javën e fundit të muajit shtator) në të cilin do të bisedohej për marrëdhëniet rajonale dhe integrimet evropiane.
Anëtarët e Kryesisë e kanë mbështetur këtë nismë dhe kanë kërkuar që në këtë takim (konferencë) të ftohen komisionet e jashtme të të gjitha vendeve të rajonit.