Lajmet e fundit
Nga punimet e seancës plenare të Kuvendit
, 10.06.2010
Në seancën e sotme të Kuvendit të Republikës së Kosovës të drejtuar nga kryetari i Kuvendit, dr. Jakup Krasniqi (një pjesë të saj e ka drejtuar anëtari i Kryesisë, Xhavit Haliti), pas deklaratave të deputetëve jashtë rendit të ditës (nëntë sish) dhe duke iu përgjigjur disa shqetësimeve që kanë ata, ka dalë në foltore kryeministri i vendit, Hashim Thaçi, i cili në fillim të fjalës së tij ka theksuar se pavarësisë së mbikëqyrur të Kosovës po i vjen fundi. “ Është synim yni i përbashkët është që gjatë vitit 2010 t’i konsolidojmë kapacitetet e shtetit të Kosovës që të përballemi me implementimin e suksesshëm të Kushtetutës dhe të ligjeve” ka thënë në vazhdim Thaçi, duke u shprehur optimist edhe për ngritjen ekonomike të vendit. Këtë e ka ilustruar këtë me pakësimin e rolit të drejtpërdrejtë të Qeverisë në ekonomi, me privatizimin e paraparë të KEK-ut dhe të PTK-së, me dhënien në koncesion për 20 vjet të Aeroportit të Prishtinës, si dhe fillimin e ndërtimit të autostradës Morin-Prishtinë-Merdar dhe të termocentralit “Kosova Re”, lëshimi në përdorim i të cilit bashkë me privatizimin e sektorit të shpërndarjes së energjisë elektrike, do të zgjidh furnizimin 24 orë në ditë të qytetarëve me energji elektrike, ka thënë Thaçi, duke i lustruar pohimet e tij me një varg shifrash për zëra të ndryshëm të rritjes ekonomike në vend.
Kryeministri Thaçi edhe një herë ka ngritur çështjen e luftës kundër korrupsionit, duke u zotuar se nuk do të lejohet asnjë lloj korrupsioni a krimi të organizuar, duke u shprehur optimist: “edhe këtë betejë do ta fitojmë”. Ai ka ftuar deputetët për mbështetje të plotë të këtij objektivi, duke u zotuar se ligjshmëria do të shtrihet në gjithë territorin e Kosovës.
Në vazhdim kanë pasur pyetjet e deputetëve për punën e Qeverisë së Kosovës, gjatë së cilës është vërejtur se mungonin disa ministra të Kabinetit qeveritar.
Gjatë seancës së sotme deputetët kanë shqyrtuar për herë të dytë dhe miratuar përfundimisht: Projektligjin për Kryqin e Kuq të Kosovës, dhe atë për Përdorimin dhe mbrojtjen e emblemës së Kryqit të Kuq, emblemave të tjera dalluese dhe sinjaleve, Projektligjin për përcaktimin e të drejtave dhe mbrojtjen e topografisë së qarqeve të integruara, si dhe atë për Parandalimin dhe luftimin e krimit kibernetik.
Në orët e pasdites deputetët kanë shqyrtuar Raportin financiar të Buxhetit të Republikës së Kosovës, për vitin 2009, të cilin e ka prezantuar ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala,i cili i ka garantuar deputetët se raporti është hartuar sipas standardeve ndërkombëtare të kontabilitetit. Ai ka theksuar se është shënuar efikasitet i lartë i menaxhimit të financave publike, prej 99.2 për qind deh ka vlerësuar se veçanti e realizimit të Planit Buxhetor të Kosovës kanë qenë ngritja substanciale e të hyrave dhe ngritja cilësore dhe sasiore e investimeve kapitale. Të hyrat janë rritur për 22 për qind, krahasuar me vitin paraprak, ka thënë Shala, duke theksuar se 55 për qind e ty hyrave realizohen nga doganat dhe duke e vlerësuar fakt pozitiv rritjen e të hyrave nga administrata tatimore në raport me të ato të siguruara nga doganat. Për 13 për qind, ndërkaq, janë ngritur edhe të hyrat komunale.
Në vazhdim shefat e grupeve parlamentare nga pozita dhe deputetë të shumtë të këtij grupimi e kanë vlerësuar performancën e Qeverisë në menaxhimin e mirë të Buxhetit. Deputetët nga radhe e grupeve parlamentare nga opozita kanë shprehur kritika të shumta për mënyrat e menaxhimit dhe procedurat buxhetore.
Në përfundim të debatit për këtë çështje deputetët me shumicë votash e kanë miratuar Raportin financiar të Buxhetit të Republikës së Kosovës, për vitin 2009.
Në fund të seancës deputetët kanë shqyrtuar Raportin e punës së Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm, për vitin 2009, i cili, pas një debati të gjerë parlamentar dhe vërejtjeve të shumta, është miratuar me shumicë votash të deputetëve.