Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës
, 15.06.2010
Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës në mbledhjen e sotme të drejtuar nga dr. Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit, ka shqyrtuar kërkesën e deputetit Nait Hasni ( e mbështetur nga 17 deputetë nënshkrues) për debat parlamentar, për dënimin e krimeve të komunizmit në Kosovë, për periudhën 1945-1990. Propozuesi i ia ka bashkangjitur kërkesës një draft-raport me rekomandime, si dhe tekstin e Projektrezolutës kundër krimeve të komunizmit në Kosovë ( të Komisionit për Legjislacion dhe Gjyqësi), të datës 27 janar 2009.
Anëtarët e Kryesisë janë pajtuar se kërkesa i ka plotësuar kushtet për tu radhitur për seancë plenare, por ka pasur mendime të ndryshme për oportunitetit e çështjes në këto momente, të cilat po i kalon Kosova, prandaj ka vendosur që çështjen ta diskutojë edhe një herë me shefat e grupeve parlamentare.
Duke e shqyrtuar kërkesën Këshillit Organizativ ”Drejtësi në rastin Kiçina“( e mbështetur nga 15 OJQ, të cilat kanë mbledhur mbi 48 mijë nënshkrime në një peticion të qytetarëve), për mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme lidhur me këtë çështje, Kryesia ia ka deleguar atë Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione që të përgatisë për Kuvendin Raportin me rekomandime.
Kryesia, ndërkaq ia ka deleguar Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji Rini dhe Sporte shqyrtimin e Programit Kombëtar të Shkencës i Republikës së Kosovës, për të përgatitur për Kuvendin Raportin me rekomandime.
Kryesia është njoftuar me shkresën e PDAK-së lidhur me përfaqësimin e deputetit Etem Arifi në Kryesinë e Kuvendit, por njëherësh ka vlerësuar se Kryesia nuk e ka në mandatin e saj zgjidhjen e konflikteve të subjekteve politike lidhur me përfaqësimin.