Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës
, 16.06.2010
Në mbledhjen e Komisionit për Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, kryesuar nga Berim Ramosaj, kryetar, u shqyrtua projekti i bashkëpunimit me Qendrën Kosovare për Studime të Sigurisë, cila është e specializuar në sferën e sigurisë dhe duke pasë për bazë nevojat e komisionit për bashkëpunim me të gjitha OJQ-të, anëtarët e komisionit e përkrahën në parim këtë projekt-bashkëpunim, duke theksuar se në të ardhmen do të nënshkruhet një marrëveshje në formën e një memorandum bashkëpunimi me këtë qendër, për realizimin e projekteve që janë në interes të komisionit.
Në vazhdim të mbledhjes anëtarët e komisionit diskutuan edhe rreth bashkëpunimit të Komisionit me Ministrinë e Forcës së Sigurisë dhe FSK-në. Madje, ata u pajtuan që të kërkojnë sqarime nga ministria në fjalë edhe rreth mospjesëmarrjes së anëtarëve të komisionit në një ceremoni të mëparshme të organizuar nga MFSK-ja, në të cilën ishin ftuar të gjithë deputetët e Kuvendit, por komisioni si komision funksional nuk ishte njoftuar paraprakisht, prandaj kjo kishte rezultuar me mospjesëmarrje në këtë organizim, sqaruan anëtarët e komisionit gjatë këtij takimi.