Lajmet e fundit
Nga takimi i kryeparlamentarit Jakup Krasniqi, me Klubin e Ambasadorëve të Vegjël dhe të Rinj të Kosovës
, 16.06.2010
Me rastin e dy vjetorit të hyrjes në fuqi të Kushtetutës së Kosovës, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, priti sot në një takim Klubin e Ambasadorëve të Vegjël dhe të Rinj të Kosovës.
Në fillim të takimit, Kryetari i Kuvendit përshëndeti përfaqësuesit e klubit, dhe duke iu uruar mirëseardhje, tha: “Kushtetuta e Kosovës është bërë për të gjithë qytetarët e saj, por më së gjati do tu shërbej juve, brezit të ri të Kosovës. Kushtetuta e Kosovës, tejkalon edhe standardet e vendeve të zhvilluara”.
Gjatë takimit, ambasadorët e rinj u interesuan për punën që bën Kuvendi dhe rolin e tij në zhvillimet që kanë të bëjnë me të ardhmen e vendit.
Në lidhje me këtë, kreu i legjislativit tha se institucionet e Kosovës kanë krijuar infrastrukturë ligjore që tejkalon edhe standardet e vendeve më të zhvilluara, duke potencuar se kujdes i veçantë është duke iu kushtuar edhe të rinjve.
Udhëheqësja e klubit, Ylberina Softolli, në emër të Klubit të Ambasadorëve të Vegjël dhe të Rinj të Kosovës, gjatë takimit me kryeparlamentarin Krasniqi, propzoi që Kuvendi i Kosovës të iniciojë kërkesën që komandanti legjendar Adem Jashari të shpallet Hero i Kombit.