Lajmet e fundit
Nga seanca e Kuvendit
, 01.07.2010
Në seancën e sotme plenare të Kuvendit të Kosovës, të kryesuar nga dr. Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit, (një pjesë të seancës e kryesoi anëtari i kryesisë së kuvendit, Naim Maloku), deputetët bënë shqyrtimin e parë të Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e ligjit për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë, shqyrtimin e parë të Projektligjit për tatimin e normës së akcizës në Kosovë dhe shqyrtimin e parë të Projektligjit për administratën tatimore dhe procedurat.
Sipas Rregullores së re të Kuvendit, e cila përcakton të drejtën e deputetëve për deklarime jashtë rendit të ditës, disa nga deputetët ngritën një varg çështjesh dhe shqetësimesh.
Ndërkaq, duke iu referuar interesimit të disa deputetëve, për çështje të ngritura nga ata, kryeministri i vendit, Hashim Thaçi, tha:” Kosova ka hyrë në fazë të re të marrëdhënieve me BE-në, raporte këto që çdo ditë po thellohen dhe konkretizohen me bashkëpunim shumë të ngushtë për perspektiven Evropiane të Republikës së Kosovës”. Në lidhje me këtë ai vuri në pah se, në fund të verës, Kosova do të ketë udhërrëfyes, apo strategji për liberalizimin e vizave për qytetarët. Duke e konsideruar si jo serioze dhe të papërgjegjshme idenë për këmbim territoresh me Serbinë, kryeministri Thaçi tha: ”Kufijtë e Kosovës janë të pacenueshëm dhe të mbrojtur ndërkombëtarisht. Në lidhje me këtë në asnjë rrethanë nuk do të ketë negociata”. Kryeministri, po asht tha se pas deklarimit të GJND-së, Kosova do të ketë njohje të reja.
Në vijim deputetët shtruan pyetje parlamentare, të cilave iu përgjigjën anëtarët e kabinetit qeveritar, përkatësisht ministrat: Ahmet Shala, Lutfi Haziri dhe Mahir Yagcilar.
Seanca vazhdoi punën duke shqyrtuar për herë të parë Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e ligjit për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë.
Në lidhje me këtë, ministri i Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala, duke paraqitur Projektligjin tha se, ky Projektligj ka për qëllim krijimin e parakushteve ligjore për implementimin e programeve të Fondit Monetar Ndërkombëtarë (FMN). Ai u bëri apel deputetëve për miratimin e këtij Projektligji, duke kërkuar nga ata angazhimin maksimal gjatë procedimit të tij deri në aprovimin final.
Gjatë një debati të gjerë, deputetët paraqitën vërejtjet, propozimet dhe rekomandimet e tyre lidhur me këtë Projektligj. Pas debatit, me shumicë votash nga deputetët u miratua në parim Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e ligjit për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë.
Seanca vazhdoi punën duke bërë shqyrtimin e parë të Projektligjit për tatimin e normës së akcizës në Kosovë dhe Projektligjit për administratën tatimore dhe procedurat.
Edhe prezantimin e këtyre projektligjeve e bëri ministri i Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala.
Të dyja projektligjet u miratuan në parim me shumicë votash nga deputetët.
Po ashtu, në seancën e sotme deputetët miratuan Projektligjin për mbrojtjen nga dhuna në familje dhe Projektligjin për klasifikimin e informatave dhe verifikimin e sigurisë.
Kuvendi vendosi që shqyrtimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e buxhetit për vitin 2010, të bëhet në seancën e radhës e cila do të mbahet të hënën në ora 10.