Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Krasniqi mori pjesë në simpoziumin me rastin e 20-vjetorit të miratimit të Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut 1990
, 02.07.2010
Deputetët shqiptarë në Kuvendin e Kosovës, më 2 korrik 1990, shpallën Deklaratën Kushtetuese, me të cilën proklamonin vullnetin po¬litik të shumicës së qytetarëve për shkëputjen e Kosovës nga Serbia dhe lihej e hapur mundësia e participimit në federatën apo konfederatën jugosllave. Por, ndryshe nga popujt tjerë në ish-Jugosllavi, shqiptarët më 1990 nuk e kishin as pushkën plot as krahun e fortë për të zbatuar dhe mbrojtur Deklaratën Kushtetuese.
Kështu tha sot kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, në një simpozium që u mbajt në Sallën e Kuqe të Fakultetit Filologjik në Prishtinë, me rastin e 20-vjetorit të Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut 1990.
Në fjalën e tij para të pranishmëve, duke bërë një elaborim të rrjedhave politike të asaj kohe, kreu i Kuvendit theksoi se më 1989 ndodhën ngjarje që bënë kthesë historike, kurse në fillim të dekadës së fundit të shekullit XX, me zhvillime dramatike filloi shembja e Jugosllavisë Federative. Për statusin e saj kolonialist dhe rezistencën e pashuar gati një shekull rresht, theksoi Krasniqi, Kosova duhej të ishte hallka e parë që do të shkëputej nga zinxhiri jugosllav, por regjimi serb mori masa politike, juridike, ekonomike dhe policore e ushtarake për ta integruar plotësisht Kosovën në Serbi, duke ia suprimuar edhe atë autonomi që e kishte fituar me gjak.
Lëvizja tradicionale Kombëtare ilegale e Kosovës, e cila e kishte mbajtur gjallë frymën dhe praktikën e rezistencës, shtoi kryetari i Kuvendit, ishte goditur rëndë nga përndjekjet sistematike, kurse subjektët politikë e sindikalë legalë, të sapoformuar, ishin tepër të brishtë dhe në rrethana të rënda historike për veprime të tilla madhore. Sipas Krasniqit, vullneti i 2 Korrikut, jo vetëm nuk u njoh, por Milosheviqi vuri në veprim gjithë makinerinë e tij shtypëse në Kosovë. Kosova, në anën tjetër, vazhdonte rezis¬tencën kundër pushtuesit, në rrugë institucionale, politike legale dhe ilegale, si dhe bënte përgatitjet për luftën e armatosur, që do të sublimohet në vitet vijuese me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
“Organizimi i UÇK-së së Komandantit Legjendar, Adem Jashari, bëri që energji të papara çlirimtare të shpërthejnë brenda popullit të shumëvuajtur të Kosovës. UÇK-ja dhe rezistenca gjithëqytetare, me të cilën u solidarizua bota demokratike dhe humane, arritën më 1999 të kurorëzojnë me fitore përpjekjet shekullore të Kosovës kundër pushtimit barbar, kundër dhunës dhe gjenocidit”, tha Krasniqi në fjalën e tij.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës foli për rëndësinë historike të Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut 1990, duke e krahasuar atë me Rezolutën e Këshillit Antifashist Nacionalçlirimtar të Kosovës e të Rrafshit të Dukagjinit në Konferencën e Bujanit, ndërsa vlerësoi se më 2 korrik 1990, Kuvendi i Kosovës, pas dy turpeve historike që kishte bërë më 1945 dhe më 1989, merrte sërish rolin e organit përfaqësues të qytetarëve të vendit të vet. Ky vullnet, ndërkaq, ishte shprehur më parë fuqishëm dhe në rrugë të përgjakura nëpërmjet manifestimeve të njohura demokratike të shqiptarëve më 1968 e 1981 për Republikën e Kosovës.
“Në 20 vjetorin e Deklaratës Kushtetuese, Kosova ka më shumë se dy vite të pavarësisë dhe sovranitetit shtetëror. Kosova i ka ngritur të gjitha institucionet kushtetuese e demokratike të shtetit, e ka stabilizuar shoqërinë e lirë me qytetarë të barabartë, është njohur ndërkombëtarisht nga 69 vende anëtare të OKB-së dhe është bërë faktor paqeje në rajon”, u shpreh kreu i Kuvendit të Kosovës.