Lajmet e fundit

Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal dhe Media

, 02.07.2010




Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal dhe Media i Kuvendit të Republikës së Kosovës, i udhëhequr nga kryetari i komisionit, Esat Brajshori, në mbledhjen e sotme shqyrtoi Projektligjin për RTK-në dhe Projektligjin për qasje në dokumente publike.

Komisioni pasi që shqyrtoi raportin final të grupit punues, vendosi që të gjitha amendamentet të inkorporohen në Projektligjin për RTK-në , dhe t’i propozohen Kryesisë së Kuvendit për procedim të mëtutjeshëm.

Ndërkaq, në lidhje me Projektligjin për qasje në dokumente publike, komisioni vendosi që në javën e ardhshme të organizojë një dëgjim publik.
Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal dhe Media