Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Krasniqi dënon sulmin e armatosur ndaj deputetit Miletic
, 05.07.2010
Me indinjatë të madhe morëm lajmin për sulmin me armë zjarri ndaj deputetit të Kuvendit të Republikës së Kosovës z. Petar Miletic .
Ky është një sulm kriminal, i drejtuar kundër përfaqësuesit legjitim, kundër votës së lirë të qytetarëve, kundër demokracisë dhe bashkëjetesës në mes komuniteteve dhe si të tillë e dënojmë fuqishëm.
Kërkoj nga organet përgjegjëse që të ndërmarrin të gjithë veprimet e duhura që sa më parë kryerësit e këtij krimi qyqar të përgjigjen para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar.
Në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe në emrin tim personal i dëshirojmë Deputetit z. Petar Miletic shërim sa më të shpejtë.