Lajmet e fundit
Debati publik për Projektligjin e punës
, 30.06.2010
Projektligji i punës ka për qëllim për të rregulluar të drejtat dhe obligimet e marrëdhënies së punës, mënyrën dhe procedurat e realizimit të tij, të cilat rregullohen me këtë Ligj, Kontratën kolektive dhe Kontratën e punës, në përputhje me Konventën ndërkombëtare të punës dhe legjislacionin e BE-së. Njëherit ky ligj duhet të zbatohet për të gjithë të punësuarit dhe punëdhënësit privat dhe sektorin publik në Republikën e Kosovës, dhe vlen për të gjithë shtetasit e huaj të punësuar dhe personat pa shtetësi të cilët punojnë te punëdhënësi në Republikën e Kosovës.
Me këto konstatime ka filluar debati i sotëm publik lidhur me Projektligjin e punës, të cilin e ka organizuar Komisioni i Shëndetësisë, Punës dhe i Përkujdesjes Sociale i Kuvendit të Republikës së Kosovës, të cilin e kryesonte Sadik Idrizi, kryetar i këtij Komisioni.
Në këtë debat publik përveç anëtarëve të Komisionit të theksuar, merrnin pjesë edhe përfaqësuesit e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale në cilësinë e propozuesit të Projektligjit të lartpërmendur, pastaj përfaqësuesit e Ministrisë së Shëndetësisë, të Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave, të Odës Ekonomike të Kosovës, tëUSAID-it, të Bankës Botërore, të OSBE-së, GAP-it, UNDP-së, KDI-së si dhe Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, të Federatës së Sindikatave të Kosovës, Organizata Sindikale e PTK-së dhe Organizata Sindikale UKCK-së.
Pjesëmarrësit e këtij debati publik përveç të tjerash kanë theksuar, ndonëse Kuvendi i Republikës së Kosovës para një kohe të konsiderueshme në parim e ka mbështetur këtë Projektligj. Ky do të duhej me amendamente të tjera të plotësohet në mënyrë që në praktikë të jetë i zbatueshëm. Më së shumti duhet të punohet për përmirësimin e nenit 5, ndalimi i diskriminimit në punësim, neni 15 për praktikantët, neni 48 ku bëhet fjalë për pushimin e lehonisë dhe neni 75 ku bëhet fjalë për largimin kolektiv nga puna. Për ndryshe në debatin e lartpërmendur është bërë fjalë për implementimin e këtij ligji janë të nevojshme 1.8 milion euro, brenda vitit, mjete shtesë buxhetore në mënyrë që ky Projektligj të zbatohet në tërësi.
Në fund të këtij debati publik, anëtarët e Komisionit të Shëndetësisë, Punës dhe Përkujdesjes Sociale të Kuvendit të Kosovës dhe të gjithë pjesëmarrësit e mbështetën këtë Projektligj me vërejtje dhe sugjerime të shumta e të cilat kanë për qëllim përmirësimin e tekstit përfundimtar të këtij Projektligji.