Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa

, 07.07.2010




Komisioni për Buxhet dhe Financa i Kuvendit të Republikës së Kosovës, e ka shqyrtuar sot kërkesën buxhetore të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës lidhur me rishikimin e Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2010 dhe e ka përkrahur atë, me një zbritje në kategorinë e pagave dhe mëditjeve.

Në këtë mbledhje të udhëhequr nga kryetari Gani Koci, Komisioni përkrahu edhe propozim-amendamentet e grupit punues në Projektligjin për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës dhe në Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tatimin e normës së akcizës në Kosovë, duke i proceduar për në Kuvend.

Pas shqyrtimit, anëtarët e Komisionit, gjithashtu, i dhanë dritën jeshile Projektligjit për Komponentin Rezervë të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe atij për Administratën Shtetërore të Republikës së Kosovës, me raporte dhe amendamente të komisioneve funksionale.
Mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa