Lajmet e fundit
Vazhdojnë reagimet për sulmin ndaj deputetit Miletic
, 07.07.2010
Anëtarit të Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, Sllobodan Petroviq, vazhdojnë t’i arrijnë telegrame nga personalitete të ndryshme, në të cilat dënohet sulmin ndaj deputetit Petar Miletic.
Europarlamentari Jelko Kacin (ALDE/LDS) në letrën e tij drejtuar z.Petroviq thotë: “Tentativa për vrasjen e anëtarit te Kuvendit te Kosovës dhe shefit të Grupit Parlamentar të SLS-së, Petar Miletic është sulm për demokracinë në Kosovë. Përdorimi i dhunës është pasoje e pashmangshme e politikes së konfliktit dhe presionit të madh të përfaqësuesve politikë të minoritetit Serb në Kosovë. Politikat e të shkuarës, të cilat refuzojnë të dialogojnë me shumicën shqiptare në Kosovë, nuk janë të qëndrueshme. Vetëm një dite përpara tentativës për vrasje të Petar Miletic, një person i pafajshëm vdiq në Mitrovicën e Veriut nga një mjet shpërthyes.
Sulmi ndaj nj deputeti në çdo vend e rrezikon demokracinë, kërcënon shtyllën legjislative të qeverisjes dhe minon stabilitetin e gjithë shoqërisë. Sulmi ndaj Petar Miletic është një sulm i drejtpërdrejtë ndaj vlerave themelore Europiane dhe të drejtës së qytetareve për të marre pjese aktivisht dhe në mënyre të barabartë në vendimmarrjen demokratike. Secili prej incidenteve të dhunshme në Mitrovicën e Veriut duhet të hetohet imtësisht”, shkruan, ndër të tjera Kacin, duke i ftuar të gjithë aktoret rajonalë, përfshi edhe Beogradin, që t´i japin mbështetje të plote politike dhe logjistike këtij hetimi dhe t´i bëjnë krejtësisht të pamundura këto incidente në të ardhmen.
Kryetari i Partisë Social-liberale të Kroacisë (HSLS), Darinko Kosotor, ndërkaq , i shkruan z. Petroviq që sulmi ndaj deputetit Miletic paraqet shkeljen më të rëndë të të drejtave të njeriut për organizim politik dhe liri të mendimit. HSLS-ja, e mbështet plotësisht politikën e bashkëjetesës së qetë të gjithë qytetarëve të Kosovës, thekson Kosotor, duke kërkuar nga kreu i SLS-së që t’ia përcjell përshëndetjet z. Miletic, me dëshirën më të sinqertë për shërim sa më të shpejtë.