Lajmet e fundit
Komisioni për Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës
, 07.07.2010
Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, kryesuar nga Berim Ramosaj, kryetar, u shqyrtua Projektligji për Komponentin Rezervë të FSK-së, me ç‘rast anëtarët e komisionit e përkrahën raportin final të këtij projektligji dhe mund të procedohet tutje në seancë plenare.
Tutje, anëtarët e komisionit u njoftuan rreth pjesëmarrjes së përfaqësuesve të komisionit në seminarin e 74-të, të organizuar nga Asambleja Parlamentare e NATO-s, që u mbajt më 16-20 qershor të këtij viti, në Helsinki, Finlandë. Pjesëmarrës në këtë seminar ishin deputetët : Nait Hasani, Gjylnaze Syla dhe Slobodan Petroviç. Anëtarët e komisionit Gjylnaze Syla dhe Nait Hasani dhanë sqarime para anëtarëve të komisionit lidhur me vizitën që patën në Finlandë, me ç‘rast pjesëmarrjen në këtë seminar e vlerësuan tejet pozitive.