Lajmet e fundit
Komisioni për Integrime Evropiane priti Drejtorin për Zgjerim i BE-së, Pierre Mirel
, 07.07.2010
Anëtarët e Komisionit për Integrime Evropiane, ka pritur sot Drejtorin për Zgjerim i BE-së për Ballkanin Perëndimor, Pierre Mirel, me të cilin kanë biseduar lidhur me punën e Komisionit për harmonizimin e ligjeve të Kosovës me legjislacionin evropian, për sfidat, të cila duhet plotësuar Kosova në rrugën drejt integrimit evropian dhe për procesin e liberalizimit të vizave.
Kryetarja e Komisionit, Zylfie Hundozi, fillimisht e ka njoftuar z. Mirel me punën e ngjeshur të komisionit, të cilin e drejton, sidomos për sa i përket harmonizimin e ligjeve të Kosovës me legjislacionin evropian. Ajo ka theksuar se komisioni që më 2008 e ka përpiluar Planin e Veprimit për të mbikëqyrur punën e Qeverisë së Kosovës, i cili e ka marrë mbështetjen e Kuvendit. Ajo tutje ka pohuar se komisioni ka identifikuar 85 sfida, që burojnë nga Raporti i Progresit për Kosovën i Komisionit Evropian (e që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit,prokurimin, korrupsioni) 35 prej të cilave tani janë përmbushur nga Qeveria. Hundozi ka përmendur faktin që në shtator të vitit 2009 Qeveria e ka marrë për ta ndryshuar Ligjin për prokurimin publik, të cilin ende nuk e ka sjellë në Kuvend për miratim. Ajo ka theksuar vullnetin që ekziston në Kosovë për ta luftuar korrupsionin, duke pohuar se megjithëkëtë ende nuk janë arritur rezultate të kënaqshme në këtë plan.
Kryetarja e komisionit ka ngritur edhe çështjen e financimit të partive politike, duke u angazhuar për transparencë të plotë të burimeve të financimit të tyre. Ajo ndërkaq, është angazhuar edhe për reformimin dhe funksionalizimin e sistemit gjyqësor të Kosovës, që nënkupton edhe numër më të madh të gjykatësve dhe paga më të mira për ta.
Drejtorin për Zgjerim të BE-së për Ballkanin Perëndimor, Pierre Mirel, duke përgëzuar komisionin për angazhimet që ka marrë, ka theksuar se drejtuesit e asocim-stabilizimit janë takuar me përfaqësues të institucioneve të Kosovës dhe me OJQ-të, për të analizuar hapat e bërë, sukseset dhe vështirësitë në këtë rrugë. Ai është pajtuar se Kuvendi duhet ta mbikëqyrë dhe ta kontrollojë ekzekutivin e vendit, kurse komisioni duhet t’i kontrollojë ligjet që vijë nga Qeveria në planin e përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së. Ai ka tërhequr vëmendjen që duhet përqendruar më shumë për miratimin e Ligjit për prokurim publik, të atij kundër korrupsionit, si dhe të Ligjit për privatizimit dhe të atij për Lejet ndërtimore. Mirel është pajtuar se nevojitet reformimi i sistemit gjyqësor të Kosovës dhe sidomos të Këshillit Gjyqësor Prokurorial dhe se çështja më brengosëse në Kosovë mbetet krorrupcioni enorm. Morel, ndërkaq, është shprehur optimist se me një shtator do të fillojë procesi i liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, por kusht për zbatimin e tij ka përmendur regjistrin civil të popullsisë.
Duke referuar çështjes së riatdhesimit të shumë qytetarëve të Kosovës nga vendet perëndimore, Mirel ka tërhequr vëmendjen që Qeveria e Kosovës duhet ta ketë një plan të qartë të riatdhesimit të qytetarëve, përfshirë, banimin, punësimin dhe integrimin e tyre në shoqërinë e Kosovës.