Lajmet e fundit

Nesër Kuvendi mban seancë solemne

, 08.07.2010




Për ta nderuar mikun e madh të Kosovës, ish-kryeministrin e Britanisë Madhe z. Tony Blair, Kuvendi i Republikës së Kosovës nesër, më 9.7.2010 do të mbajë seancë solemne.

Nga agjenda:

10:10 Arritja e z. Blair së bashku me zonjën e tij në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës (përfaqësuesit e medieve mund të marrin pamje dhe të bëjnë fotografi),

11:10 Seanca solemne:

- Fjala përshëndetëse e kryetarit të Kuvendit, dr. Jakup Krasniqi,

- Fjala e z. Tony Blair,

- Mbyllja e Seancës nga kryetari i Kuvendit

(Mediet mund ta përcjellin seancën gjatë gjithë kohës sa zgjatë)

Për vëmendje:

Kamerat duhet të pozicionohen në sallën e seancave 15 minuta para fillimit të seancës.
Nesër Kuvendi mban seancë solemne